2 Shkurt 2024, 17:42
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazetari Artan Hoxha, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje përgjimet në rrjetin SKY, i cili nxori “zbuluar” narkotrafikantë, persona të përfshinë në korrupsion apo në botën e krimit.
I ftuar në “Breaking”, Hoxha tha se ky aplikacion është përdorur nga politikanë, banda shumë të rëndësishme dhe persona të rrezikshëm si Ervis Martinaj apo Nuredin Dumani, të cilët nuk përdornin emrin e tyre por komunikonin me kode.
“Prokuroria ka marrë të dhëna nga persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë përdorur sistemin dhe ata i dinë kodet. Ai e di se çfarë nofke ka pasur për shembull Ervis Martinaj, i cili ka pasur disa telefona, nuk e di sa kanë gjetur, por një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë e di se çfarë kodi ka pasur. Ai ia jep kodin Prokurorisë dhe Prokuroria kërkon në sistem me atë kod”, tha Hoxha.
Nuredin Dumani, një emër shumë i njohur për policinë, akuzohet për disa vrasje, në rrjetin SKY, sipas Hoxhës njihet si “Toto Rino”, një nofkë apo kod që ai thotë se e ka nxjerrë vetë dhe që më pas veproi edhe SPAK-u.
“Të dhënat duke qenë shumë voluminoze, duhet të shikosh çfarë po flasin ata. Unë i kuptoj nga eksperiencat që kam. Nxora një kod para tre muajsh dhe përmenda kodin “Toto Rino”, pastaj mbrapa dola dhe thash që ky kod, është një nga telefonat që ka përdorur Nuredin Dumani. Kaq u desh që më mbrapa të dilnin të dhëna mbi këtë. Kolegë të mijë mund t’i kenë të dhëna, por nuk e dinë që “Toto Rino” është Nuredin Dumani, se nuk flasin me emra. Është e vështirë t’i kapësh. Aty nuk ka pasur video, fotot i shikoje por janë të paaksesuesehme, rrjeti kishte disa rregulla të veta. Në ato moment dolën informacione për këto kode dhe veproi SPAK-u”, tha gazetari.
artan hoxha
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 17:09
h.k
Foto ilustruese
HIMARËS-Në qendër të fshatit Kuç, që shtrihet në një luginë që gjarpëron mes...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 16:53
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Është nënshkruar sot mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimi...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 16:36
M.B
Foto ilustruese
FRANCA- Një çift shqiptarësh është vënë në pranga nga doganierët e 'Dax' në Francë...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 16:30
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kalonte emigratë të plaigjshëm/ GJKKO jep masë sigurie "Arrest me burg" për Klodian Gjikondaj, an&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 16:24
r.ll
pamje nga zjarri
KAVAJË- Një zjarr raportohet se ka rënë mesditën e sotme në Kavajë, në afërsi të vendit...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 15:56
r.ll
INSTAT
TIRANË- Pas sulmit kibernetik në 31 janar, Instituti i Statistikave ka reaguar sërish, ku bën të ditur se do të s...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 15:34
r.ll
burgu i recit
SHKODËR- 200 policë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve kanë ushtruar kontroll në burgun e...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:28
E.d
Porti i Vlorës
VLORË- Precedohet 40-vjeçari pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare që t&e...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:42
I.A
Pisa
TIRANË- Vitin tjetër do të zhvillohet testi Global i arritjeve mësimore “PISA 2025”, i cili do të ndryshojë ...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:37
I.A
Kamera
TIRANE- Trajtimi i mbetjeve spitalore në vendin tonë është duke u kthyer në vëmendjen e mediave për shkak të...