LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta Rusi- Ukrainë/ Kiev merr dritën jeshile për të prodhuar raketa Patriot

Ukrainës i duhen shumë gjëra ndërsa përpiqet t’i rezistojë pushtimit të plotë rus, që ka hyrë tashmë në muajin e 52-të.

9 Korrik 2026, 15:09 Nga D.S

Lufta Rusi- Ukrainë/ Kiev merr dritën jeshile për të

UKRAINË- Ditën kur Rusia bombardoi Kievin për herë të tretë brenda një jave, presidenti ukrainas ndodhej 1.200 kilometra larg, duke kërkuar leje për të prodhuar armët që mund të ndalonin, ose së paku të zbusnin, sulmet shkatërruese të Rusisë.

Ukrainës i duhen shumë gjëra ndërsa përpiqet t’i rezistojë pushtimit të plotë rus, që ka hyrë tashmë në muajin e 52-të.

Por, mbi të gjitha, asaj i duhet një mënyrë për të zmbrapsur armët shkatërruese që Rusia po përdor kundër saj: raketat balistike.

Deri vonë, sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot konsiderohej mënyra e vetme e besueshme për të interceptuar raketat balistike.

Por, rezervat ukrainase të raketave interceptuese për këtë sistem po shterojnë, e edhe Shtetet e Bashkuara kanë më pak rezerva, pasi shumë prej tyre janë përdorur nga forcat amerikane në Lindjen e Mesme për t'u mbrojtur nga sulmet iraniane.

Për këtë arsye, Kievi kërkon t’i prodhojë vetë raketat interceptuese për sistemin Patriot.

Por, për ta bërë këtë, i duhet miratimi i Uashingtonit.

Më 8 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mori atë që kërkonte.

“Do t’ua japim të drejtën të prodhojnë Patriot”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, i ulur pranë Zelenskyt në margjinat e samitit të NATO-s në Turqi.

“Do t'ju japim licencën për të prodhuar Patriot. Kështu nuk do të mund të ankoheni se nuk po ju japim mjaftueshëm. Do t’ju them: ‘Prodhoni vetë’”, shtoi Trump.

Nëse presidenti amerikan e mban premtimin e tij, Ukraina do të përfitonte ndjeshëm.

Kjo do të forconte jo vetëm pozitën e presidentit Zelensky, por edhe mbrojtjen ajrore të vendit, e cila po përballet me sulme gjithnjë e më intensive.

Kievi, në veçanti, ka qenë objektiv i sulmeve të njëpasnjëshme me dronë, raketa lundruese dhe raketa balistike ruse.

Sulmi i 2 korrikut, ku u vranë më shumë se 30 persona, ishte një nga më të përgjakshmit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Por, edhe pse Rusia i ka intensifikuar sulmet, Ukraina ka arritur të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen e saj ajrore gjatë luftës.

Forcat ajrore ukrainase kanë rritur aftësinë për të rrëzuar dronët dhe raketat lundruese ruse, ndërsa industria vendase e mbrojtjes ka shtuar prodhimin e sistemeve të reja të armatimit, përfshirë ato për mbrojtjen ajrore.

Që nga janari, sipas vlerësimeve të organizatës londineze Qendra për Qëndrueshmërinë e Informacionit, Ukraina ka arritur të rrëzojë 90 për qind të dronëve rusë me rreze të gjatë veprimi dhe 80 për qind të 722 raketave lundruese të lëshuara nga Rusia.

Por, situata është krejt ndryshe kur bëhet fjalë për raketat balistike.

Nga 522 raketat balistike që Rusia ka lëshuar këtë vit, rreth 70 për qind kanë arritur objektivat e tyre, pa u ndalur nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Arma kryesore balistike e Rusisë është raketa tokë-tokë Iskander-M, me rreze veprimi rreth 500 kilometra dhe shpejtësi deri në 7 mach, që i mundëson të godasë objektiva brenda pak minutash.

Gjatë sulmit të 6 korrikut, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, asnjë nga 23 raketat Iskander-M nuk është rrëzuar.

Po ashtu, gjashtë raketa hipersonike Tsirkon goditën objektivat e tyre, pasi Ukraina nuk kishte mjaftueshëm raketa interceptuese për t’i ndalur.

“Për t’i rrëzuar raketat balistike duhen mjetet e duhura. Ne kemi mjaft sisteme, por ajo që na mungon, është një furnizim i qëndrueshëm me raketa interceptuese”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, koloneli Yuriy Ihnat, pas sulmit të 2 korrikut.

Sipas tij, Rusia po e shfrytëzon mungesën e raketave interceptuese Patriot, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në nivel global.

“Rusia e di se Ukraina - dhe në fakt e gjithë bota - po përballet me mungesë serioze të raketave interceptuese Patriot. Pikërisht për këtë arsye, ajo mbështetet gjithnjë e më shumë te sulmet me raketa balistike”, tha Ihnat.

Sistemi Patriot, i prodhuar nga kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe RTX Corporation, nuk përbëhet vetëm nga raketat interceptuese.

Një bateri Patriot përfshin edhe lëshuesin e raketave, radarin, antenën me frekuencë të lartë, qendrën e komandimit dhe një gjenerator energjie.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, kostoja e një sistemi të plotë Patriot arrin në rreth 1.1 miliard dollarë.

Prej tyre, rreth 400 milionë dollarë kushtojnë lëshuesi dhe pajisjet e tjera, ndërsa 690 milionë dollarë raketat interceptuese.

Besohet se Ukraina disponon të paktën shtatë sisteme Patriot: tri të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, tri nga Gjermania dhe të paktën një nga një grup i aleatëve evropianë.

Megjithatë, jo të gjitha janë funksionale në të njëjtën kohë, kryesisht për shkak të mirëmbajtjes.

Përveç Patriotit, Ukraina përdor edhe sistemin franko-italian të mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Ky sistem është efektiv kundër raketave lundruese dhe dronëve, por konsiderohet më pak i besueshëm përballë raketave balistike, të cilat fluturojnë më lart dhe me shpejtësi shumë më të madhe.

Ajo që Ukrainës i mungon më së shumti, janë vetë raketat interceptuese të sistemit Patriot, modelet PAC-2 dhe PAC-3.

Prej muajsh, zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar administratës amerikane leje për t’i prodhuar vetë këto raketa.

Njëkohësisht, ata kanë kërkuar mbështetje edhe nga aleatët evropianë.

“Ukrainasit na kanë thënë se mund të zhvillojnë një raketë interceptuese pothuajse të barasvlershme me modelin PAC-2 brenda më pak se një viti dhe se mund ta prodhojnë në numër të madh”, tha një diplomat i lartë i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ekspertët janë skeptikë se Ukraina do të jetë në gjendje të nisë prodhimin masiv të këtyre raketave në një periudhë të shkurtër.

“Nuk jam i mendimit se ne në Ukrainë mund të krijojmë prodhim të licencuar” të raketave PAC-3, thotë Valeriy Romanenko, ish-oficer i mbrojtjes ajrore në Ukrainë, i cili tani ligjëron në Universitetin Kombëtar të Aviacionit në Kiev.

Sipas tij, ekzistojnë dy pengesa kryesore.

“Së pari, të gjitha ndërmarrjet tona janë objektiv i sulmeve me raketa balistike ruse dhe aktualisht nuk jemi në gjendje t’i mbrojmë ato. Së dyti, do të përballemi me të njëjtat probleme si prodhuesit aktualë - mungesën e komponentëve”, thotë Romanenko.

Edhe Jennifer Kavanagh, studiuese e lartë dhe drejtoreshë e analizave ushtarake në organizatën amerikane Defense Priorities, vlerëson se miratimi politik nuk mjafton.

“Trump mund ta ketë dhënë miratimin e tij, por plani ende nuk është i realizueshëm. Ukraina duhet të ndërtojë objekte prodhimi që i përmbushin standardet e eksportit, t’i sigurojë komponentët e nevojshëm dhe të kalojë një sërë procedurash ligjore amerikane”, thotë Kavanagh.

Sipas saj, edhe nëse Ukraina arrin t’i prodhojë raketat Patriot, kjo nuk do të ndodhë shpejt.

“Në rastin më të mirë, ato do të prodhohen në numër të kufizuar dhe vetëm pas një ose më shumë vitesh. Kjo nuk është diçka që do ta ndihmojë Ukrainën në një periudhë afatshkurtër”, thotë ajo.

Kavanagh paralajmëron edhe për një tjetër rrezik: mundësinë që teknologjia e klasifikuar të përfundojë në duart e kundërshtarëve të SHBA-së.

“Ka rreziqe shumë të mëdha në transferimin e kësaj teknologjie në Ukrainë. Sipas mendimit tim, nëse Ukraina merr licencën, është shumë e mundshme që teknologjia të përfundojë në duart e Rusisë dhe Kinës”, thotë ajo.

Sipas Romanenkos, për Ukrainën do të ishte më e dobishme një strategji tjetër: sigurimi i më shumë raketave me rreze të gjatë veprimi për të goditur fabrikat ruse të armëve dhe njësitë që lëshojnë raketa balistike.

Ai përmend si shembull raketat amerikane Tomahawk.

Ai thotë se, vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Mbrojtjes dha miratimin për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë nga Shtëpia e Bardhë.

“Unë jam mbështetës i mbrojtjes aktive. Duhet t’i godasim prodhuesit rusë të raketave dhe njësitë që i lëshojnë këto raketa balistike”, thotë Romanenko.

“Për të goditur në mënyrë efektive industrinë ushtarake ruse, na duhen raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi, si Tomahawk ose raketa lundruese që lëshohen nga avionët”, shton ai.

Kompania ukrainase Fire Point, e njohur për zhvillimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi dhe të raketave lundruese Flamingo, po punon për një sistem vendas të mbrojtjes ajrore.

Qëllimi është që ky sistem të plotësojë, ose në të ardhmen edhe të zëvendësojë, sistemin Patriot.

Muajin e kaluar, kompania njoftoi se kishte testuar me sukses sistemin e ri, të quajtur Freya.

Por, analistët paralajmërojnë se do të duhen edhe disa muaj përpara se ky sistem të jetë plotësisht operacional dhe i gatshëm për përdorim në fushën e betejës./REL

ukriane

Sondazh

Poll

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE