LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113 mijë euro. E shoqëronte një i dyshuar për masakrën e Don Boskos

• Aksion në radhët e Policisë së Shtetit. • Uniformat blu të kryeqytetit kanë vendosur në pranga një efektiv të forcave speciale RENEA. • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga është vendosur Altin Morina, shefi i trajnimit në RENEA. • Morina është arrestuar në mesditën e sotme, pasi po shoqërohej nga një person i dyshimtë. Dyshohet se kishte lidhje e ishte i përfshirë në masakrën e Don Boskos, ku humbi jetën një banakiere dhe 5 persona u plagosën.  • Në mjetin e tij janë gjetur dhe një shumë e konsiderueshme parash, plot 113 mijë euro, para që dyshohet se janë produkt i shitjes së lëndëve narkotike. Deri më tani, Policia e Shtetit ka bërë publike edhe pamjet e aksionit, por nuk përmendet personi i dyshimtë që ndodhej në mjet me efektivin e RENEA-s.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kush është Altin Morina? Si u katapultua nga Komisariati i Ballshit tek reparti special i RENEA-s

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Altin Morina

TIRANË- Dosja.al ka mësuar një historik të shkurtër të karrierës së Altin Morinës, efektivit të Forcave RENEA që u kap sot me 113 mijë euro në mjetin e tij luksoz tip "Audi". Nga kërkimi që Dosja.al ka bërë për karrierën e Morinës, është mësuar se karrieren nga efektiv i Policisë, e më pas ka qenë shef i Komisariatit të Ballshit. 

Nga aty është katapultuar në 2012 tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nga aty, qarkulloi në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ U kap me mbi 100 mijë € në mjet, efektivi i RENEA-s shiste "mall", merrte euro dhe paund

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Eurot e gjetura në makinën e efektivit Altin Morina

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin "Shqiponja", i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip "Audi".

Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.

3 VITE ME PARE

U kap me mbi 100 mijë € në mjet, del FOTOJA e efektivit të RENEA-s, mister kush e shoqëronte...

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Altin Morina

Altin Morina- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin "Shqiponja", i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Pikërisht personi që shihni në foton e mëposhtme, brenda mjetit të së cilit u gjetën 113 mijë euro në mjetin e tij.  

Morina u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Qindra mijra euro...me qese supermarketi! Si u kap efektivi i RENEA në Tiranë, qarkullonte me mjet luksoz

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Pamje nga aksioni

TIRANË- Dalin pamjet e para nga aksioni i koduar "Shqiponja". Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Altin Morina, 43-vjeç, me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip "Audi", të cilat as nuk ishte munduar që t'i fshihte. Paratë me prerje euro, shqiptare por edhe paund, i kishte futur të gjitha në një qese supermarketi, duke e vendosur në sendilje të parë.

Paraprakisht dyshohet se paratë ishin produkt i shitjes së lëndëve narkotike, por nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera. Kjo pasi dyshohet gjithashtu që në mjet me të ka qenë edhe një person i dyshimtë, që mendohet se ka pasur lidhje në masakrën e Don Boskos, e cila ndodhi pak ditë më parë. 

3 VITE ME PARE

Arrestohet 'shefi' i RENEA-ve, kapet me 113 mijë euro në "Audi", DETAJE nga Policia: Paratë i kishte tek sendilja e pasagjerit

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Pamje nga aksioni

TIRANË- Punonjësi i RENEA-s, Altin Morina është vënë në pranga, pasi në makinën e tij tip “Audi” iu gjetën mbi 113 mijë euro të mbështjella me qese. Por në kuadër të operacionit "Shqiponja" janë gjetur edhe para me prerje të tjera, shqiptare dhe angleze. Aksioni u zhvillua mesditën e sotme, pas një informacioni të marrë se në mjetin “Audi” kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.

NJOFTIMI I PLOTË

DVP Tiranë

Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare. Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea. Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund. Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

3 VITE ME PARE

DETAJE të reja/ Arrestohet shefi i trajnimit në RENEA, Dosja.al mëson emrin e efektivit të prangosur

Arrestohet shefi i trajnimit i RENEA-s, brenda në makinë mbi 113
Foto ilustruese

TIRANË- Altin Morina, shefi i trajnimit pranë repartit RENEA është vënë në pranga. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të zhvilluar këtë mesditë në kryeqytet.

altin morina arrestohet altin morina operacioni shqiponja

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd