25 Qershor 2023, 10:49
Nga A.B
Policia
KRUJË- Dy vëllezër kanë dhunuar me sende të forta një person tjetër në Krujë. Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve është kapur në flagrancë, kurse tjetri është shpallur në kërkim. Personi, i cili u qëllua me çekic, është transportuar në spital dhe po mbahet nën kujdes të mjekëve.
NJOFTIMI:
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Krujë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta. Goditën me send të fortë (çekiç), një shtetas, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me sende të forta, në fshatin Thumanë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin L. J., 25 vjeç, banues në Thumanë.
Gjithashtu, po punojnë për kapjen e shtetasit A. J., 34 vjeç, banues në Thumanë.
Shtetasit L. J., dhe A. J., (vëllezër), për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar me shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Thumanë, të cilin e kanë goditur me send të fortë (çekiç).
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sendi i fortë (çekiçi) i përdorur gjatë ngjarjes.
kruje
Aktualitet
25 Qershor 2023, 10:32
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Komuniteti i selisë amerikane është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën ambasadores s&eum...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 10:01
A.B
Arma
TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku dy personat B. P., 27 vjeç dhe ...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 09:50
A.B
Momenti i grabitjes
TIRANË- Autori i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit, ende nuk është...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 09:38
A.B
Lumi
TIRANË- Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në lumin Vjosa. Sipas policisë paraprakisht dyshohet s...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 08:06
A.B
Moti
TIRANË- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite...
Aktualitet
25 Qershor 2023, 07:18
A.B
Ambulanca
VLORË- Një aksident ka ndodhur në fshatin Dhërmi, ku gjatë natës një makinë ka përfunduar në hu...
Aktualitet
24 Qershor 2023, 22:42
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se nga sherri kan&eum...
Aktualitet
24 Qershor 2023, 21:28
I.A
Pjese nga videoja
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimit e SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit. M...
Aktualitet
24 Qershor 2023, 21:02
I.A
Safet Gjici
TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së s...
Aktualitet
24 Qershor 2023, 20:13
I.A
Policia
TIRANË- Një 14-vjeçare që ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë në Fier është...