LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për 'trurin' e vendit, afat deri me 5 tetor

•Pedagogët e Shkencave të Natyrës protestuan sot përreth 1 orë përballë godinës së universitetit. •Ashtu siç e paralajmëruan një ditë më parë, pedagogët kërkuan nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit rritjen e rrogave. • Ata kanë paralajmëruar se në datën 5 tetor do të mblidhen sërish, e nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nuk do të nisin vitin e ri shkollor më 17 tetor. • Ata kanë parashtruar 9 pika për Ramën dhe ministrinë e Arsimit, ndër të cilat janë: rritje page, rivlerësimin e orës mësimore, rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm, rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si dhe kërkojnë bërjen publike të financave në webin e universitetit.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kreu i sindikatës së universiteteve për protestën e pedagogëve: Rrogat të rriten në nivelin e Kosovës

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sandër Kovaçi ka folur për Faxnës pas përfundimit të protestës së pedafove të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ai e vuri theksin te kërkesat e tyre, siç është rritja e pagës se pedagogëve brenda 2 viteve, si Kosova.

'Rritja e pagës në nivelin e Kosovës brenda dy viteve, rrijta për kërkimin shkencor, rritje e pagës mësimore, e disa kërkesa në lidhje me vjetrësinë e punë, në masën 1%. A ka pasur pedagogë që duan të largohen? Po ka nga ata që shkojnë nga ai në shtet në privat, janë larguar për arsye ekonomike. Edhe fakultetet e tjera janë në Europë. Mospërfshirrja në paketën e qeverisë? Pedagogët nuk kërkojnë paketa mëshire. Duhet seriozitet, të behen kursime në tendera, ka mënyra. Është emergjencë kombetare ceshtja e unoversitetit dhe duhet parë më priotitet. Kishte pedagogë edhe nga rrethet. Studentët na mbështesin, e dinë që impakti direkt do jetë mbi ta.

Ne kërkesat i kemi jetike dhe minimaliste. Prandaj këkrojmë rritje 30 % dhe 20 % vitin tjetër. Qeveria të zgjidh sa më shpejt jo me llafe por me vendime që bëjnë një kthesë për rritjen e pedagogëve. Nëse nuk investohet ne universitet, ai kthehet në klasën e 13-të dhe ikin jashtë. Rrezikohen disa degë që të mbyllen dhe rritja e financimeve do të ndihmojë. Do krijosh perspektivën për familjen nesër, duhet të rrisësh pagat.'- tha ai. 

3 VITE ME PARE

'Nuk kanë ardhur prej shantazhit'/ Pedagogu: I bëj thirrje Ramës të heqë presionin mbi ne për pagat

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Pedagogu

TIRANË- Një prej pedagogëve ka bërë të ditur se shumë prej kolegëve të tij nuk mundën të vinin në protestë për shkak të shantazheve. Gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme përballë godinës së Fakultetit të Forcave të Natyrës, pedagogu i bëri thirrje Ramës që të largojë patronazhistët pasi po i bëjnë presion stafit akademik. 

'Falenderoj ato që kanë ardhur dhe ato që jo, për shkak të dozave të larta të shantazhit. Ne kërkojmë paga më të larta, po reagojmë se ka 18 vite që nuk po na indeksohen pagat. Jemi përballur me mizerje qeverisjesh në këto 20 vite. Mirënjohje për të gjithe ata që kanë reaguar. Qeverisjet për shkak të korrupsionit hoqën projektet universiteteve dhe ua thanë militantëve. Ne nuk pretendojmë që të jemi si Mali i Zi por të paktën të kemi disa rregulla. Unë kam qënë më rritje 100% të pagës por sindikata e vendosi me 50%. Nuk ka arsye se përse të kemi këto paga mizerabël. I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë. Të gjithë paguajnë lek në dorë për vizita dhe operacione. Lini njerëzit e lirë. Mirënjohje për ju dhe misionin tuaj. '- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

Thirrja e profesorit për studentët: Nuk është vetëm kauza jonë, sa më të motivuar ne aq më mirë për ju

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Pedagogu

TIRANË- Në protestën e sotme të pedagogëve të organizuar para godinës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës në kryeqytet, një profesor iu drejtua me thirrje studentëve të tij. Ai u shpreh se kjo nuk është vetëm kauza e tyre por e të gjithëve pasi nëse pedagogët janë të motivuar, aq më mirë është dhe për to. 

'Nëse duhet cilësi duhet patjetër të motivojmë të rinjtë. Po të paktën te kemi një rrogë dinjitoze, të mos shohim shtigje për t'u larguar. I bëj apel studentëve se kjo kauzë nuk është vetëm e jona, por lë gjurmë dhe tek ata. Sa më të motivuar të jemi ne aq më mirë studentët do të përfitojnë nga kjo gjë, kauza është për të gjithë që duan të shkollojnë fëmijët në këtë vend.'- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

Protesta numër 2! Pedagogu: Shihemi me 5 tetor te Politekniku! Nuk do negociojmë

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Mesuesi

TIRANË- Pedagogët do të vijojnë me protesta dhe në ditët në vijim. Kështu u bë e ditur ditën e sotme nga protesta e cila u zhvillua përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Një prej pedagogëve tha se protesta e radhës do të mbahet me 5 tetor përballë Universitetit të Politeknikut në orën 11:00. Ai tha se nuk do të negociojnë me qeverinë pasi kërkesat që kanë janë minimaliste. 

'Shihemi në protestën e ardhshme më 5 tetor te Universiteti i Politeknikut në orën 11:00. Do i qëndrojmë kërkesave tona se janë minimaliste, nuk ka nevojë për negociata se i kemi bërë me kohë më parë.'- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

'Ky është paralajmërim serioz'/ Pedagogu: Nuk durojmë dot më! Ka 18 vite që s'kemi rritje rroge

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Mesuesi

TIRANË- Një prej pedagogëve që ishte pjesë e protestës deklaroi se janë bërë 18 vite që pedagogëve nuk iu është rritur rroga. Përballë godinës së Universitetit, ai u shpreh se kjo është hera e parë që po bojkotohet mësimi në nisje të viti të ri akademik. 

'Ju mund të pyesni se përse zgjodhëm këtë datë, ne nuk e zgjodhëm kot. Stafi akademik dhe administrata nuk durojnë më, ky është një paralajmërim serioz. Pse ju thirrëm sot? Ka 18 vjet që nuk ka më asnjë shtesë dhe asnjë rritje rroge, nuk ka trajtim ekonomik. Ne nuk erdhëm në një datë të enjte kur duhet të ishim në auditore e kur sekretaria të ishte duke nxjerrë notat. Nuk donim të pengonim studentët kohë më parë e vendosëm që ta thërrasim sot, kërkoj ndjesë studentëve që kishin provim. Kur Ministrja Spiropali organizoi një takim, a thua se u zgjidh çdo gjë, patronazhit e FSHN ia dha ministrisë së mjedisit, i thashë si e ke organizuar këtë patronazh. 

Këtu më thanë, po nëse pas protestës nuk vendoset gjë, cfarë do bëhet. I thashë ne jemi në një moshë mesatare në protestë, i thashë që mund ta vazhdojmë më pas, 1 ditë, një javë por varet nga përgjigjia që do na japë qeveria. Ne jemi pak por dhe floriri është i pakët por punën e bën të madhe, po të shikoni protesta nuk është vetëm e jona. Ka qarkulluar një tabelë e dalë nga ministria, gjoja me një rritje rroge 15% e stafit akademik. 

Duhet që dhe pedagogu e të gjithë stafi të jenë trajtuar tamam. Kjo është hera e parë në histori që pedagogët po bojkotojnë që në nisje të vitit të ri shkollor.'- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

Protesta, pedagogu: Studentët i kanë rrogat më të larta se ne, duam rritje! Nuk kemi lidhje me politikën

'Rrisni pagat'/ Pedagogët e FSHN-së: Investoni për
Mesuesi

TIRANË- Një prej pedagogëve i pranishëm në protestën që po mbahet përballë Fakultetit të Forcave të Natyrës deklaroi për mediat se kjo thirrje nuk ka aspak lidhje me politikën. Duke nënvizuar se ato kërkojnë vetëm rritje rroge, profesori deklaron se studentët e tyre kanë rroga më të larta se ato. 

'Ne i nxjerrim studentët ata kanë rrogë më të lartë se ne. Vetëm pagat duam, kemi që në 2015 që nuk kemi rritje. Nuk kemi lidhje me politikën, duam pagën, nuk ka asgjë, ju na thumbuat nga mëngjesi deri në darkë. Hajde na mbështesni për pagën.'- u shpreh ai. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri