22 Maj 2024, 09:24
Nga r.ll
foto ilustruese
SELENICË- Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen në Selenicë të Vlorës. 24-vjeçari, Jurgen Veshaj humbi jetën teksa po punonte në guroren e fshatit Brataj.
Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar edhe administratorin, ndërkohë që gurorja kishte pak ditë qe ishte hapur. Në pranga, gjatë marrjes në pyetje është vënë drejtuesi teknik, Erald Breganaku. Gjatë punimeve me skrep, Veshaj është goditur nga një masiv gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Vihet në pranga, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, drejtuesi teknik i gurores në fshatin Brataj, ku dje humbi jetën një punëtor.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.
jurgen veshaj selenice erald breganaku
Aktualitet
22 Maj 2024, 09:09
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në një nga galeritë e kro...
Aktualitet
22 Maj 2024, 08:51
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shënavlash të Durrësit. Eduart Buç...
Aktualitet
22 Maj 2024, 08:36
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për mashtrim ndaj të moshuarve n&...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe faktin e vit...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:12
N.F
Aeroporti
KUKËS- Aeroporti i Kukësit duhet të ishte aeroporti i dytë funksional i vendit për fluturime ndërkombëtare, po...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht t&e...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:57
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeç...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:44
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin e SPAK për goditjen e grupeve kriminale dhe lës...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:39
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me përgjimet e aplikacionit SkyECC, që kanë zbardhur vrasje dhe tentativa vras...
Aktualitet
21 Maj 2024, 21:43
B.Z
Foto nga intervista
FIER - Qerem Merdani, është një banues në fshatin Buzmadh, njësia administrative Cakran, Fier. Bashkëshor...