24 Prill 2023, 18:05
Nga k.m.
Ardian Nikulaj
LEZHË- Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt dyshohet se ka ardhur nga Britania e Madhe. Nga disa javë hetimet, Policia e Lezhës ka arritur në përfundimin se urdhëri ka ardhur nga jashtë, e dyshohet se ka lidhje me gjakmarrjen, duke përjashtuar pistat e tjera për motive politike, të shkuarën kriminale apo konkurrencë në biznes. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNeës" se motori tip “Skuter”, me të cilin autori u largua pas krimit, dyshohet se është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës. Ndaj dhe deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.
Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen, por prezenca e shtetasit anglez në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se ai ka lidhje me ngjarjen. Qëndrimi i tij në zonën e Shëngjinit ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit. Pikërisht ky person mendohet se është ai që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Po ashtu, në rrugë operative është mësuar se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj, por e vizitonte Shqipërinë për herë të parë. I huaji është shok fëmijërie me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj, si pasojë e gjakmarrjes së dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë. Gjithsej nga të dy familjet kanë humbur jetën 5 persona, përfshirë edhe biznesmenin. Ndaj për të mësuar më shumë lidhur me rolin e të huajit në ngjarje, Policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t'i sekuestrohet aparati i telefonit për të zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer ditën e krimit.
Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT” në hotelin e tij, ndërsa në vitin 2000 i ishte vrarë vëllai, Pëllumb Nikulak. Nga ana tjetër janë vrarë Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.
vritet ardian nikulaj ardian nikulaj
Aktualitet
24 Prill 2023, 18:25
A.B
Eni Jaco
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin ...
Aktualitet
24 Prill 2023, 17:50
k.m.
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj
KURBIN- Kur kanë kaluar 8 vite nga vrasja dhe zhdukja e trupit të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, Prokuro...
Aktualitet
24 Prill 2023, 17:45
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Vrasja e biznesmenit të njohur Ardian Nikulaj ende s'ka autor. Kur kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi, grupi h...
Aktualitet
24 Prill 2023, 17:05
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për ditët në vijim në vendin ton&...
Aktualitet
24 Prill 2023, 17:13
A.B
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann në një komunikim për mediat u ...
Aktualitet
24 Prill 2023, 17:00
A.B
Policia
LEZHË- Arrestohet Aleksandër Ramaj. Policia bën të ditur se ky person, ka plagosur me thikë një 27-vjeçar n&eu...
Aktualitet
24 Prill 2023, 16:36
k.m.
Foto ilustruese
KAVAJË-Tre të mitur kanë dëmtuar derën hyrëse të KZAZ-së nr. 42, e cila është e vendosur ...
Aktualitet
24 Prill 2023, 16:11
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një ngarkesë prej 2 tonësh kokaine u gjet nga deti në Katania. Ishin 70 pako të lidhura me rrjeta që n...
Aktualitet
24 Prill 2023, 15:43
A.B
Edmond dhe Eduard Trushi
ITALI- “Nëse i shihni, telefononi 112”.
Ky është apeli i Policisë të cilët dyshojn...
Aktualitet
24 Prill 2023, 15:40
A.B
Fadroma e djegur
SHKODËR- Digjet fadroma bashkinë në Shkodër. Bashkia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e ...