4 Nëntor 2025, 16:53
Nga E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar dy persona në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vjeç dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi qarkullonin me armë në një automjet të blinduar. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Mbi Elidion Daçin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa mbi Ernest Beqirin rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia ka shoqëruar të arrestuarit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Durrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”. Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
durrës elidon daçi ernest beqiri
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 16:26
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në qytetin e Elbasanit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë....
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 16:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, ka shpallur kërkim një tjetër dhe ka nisur procedimin në gj...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 13:42
E. D
Fatmira Dedja/ Elvis Dedja/ Talo Çela
TIRANË- Ish e dashur e Elvis Dedës, i cili u vra në vitin 2012, po dëshmon pas motr&e...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:33
E. D
viktimat
TIRANË- Në GJKKO, po mbahet sot gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku e bija e Fatmira Dedës, Matilda Hab...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:22
I.A
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Ky progres-raport, fokusohet më...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:50
E. D
Arben Shehu
TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu gjatë raportimit në Komisionin e përba...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:31
Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:13
E. D
foto ilustruese
KUÇOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol në biznesin në Kuçovë...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:03
E. D
foto ilustruese
MARTANESH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 10:49
E. D
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar detyrim paraqitje për 3 punonjës të IMT-së në Vaun e Dejës dhe një ef...