Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Trump paralajmëron, nuk do të firmos paketën e ndihmave për COVID
23 Dhjetor 2020, 06:30Nga DOSJA
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump së fundmi ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.
Mediat vendase bëjnë me dije se paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.
Trump përmes një postimi në Tëiitter shkruan se paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezë është shumë më ndryshe nga sa parashikohej.
Ndër të tjera Trump është shprehur se dëshiron që Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.
Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera.
“Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën përCOVID-in. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”, tha ai.
Marre nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se administrata e tij do të paraqesë vitin e ardhshëm për miratim një tjetër paketë ndihme për të lehtësimin ...
TIRANË– Deputeti i parlamentit të Kosovës Ethem Arifi vijon ende të mbajë mandatin, pavarësisht se për të ka një vendim të formës së prerë, i dënuar për af...
TIRANË-Kosova është gjendur në një situatë të re politike, që kushtëzon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që e...
KOSOVË- Gazetari Baton Haxhiu ka folur për situatën politike në Kosovë. Në një intervistë për “Pressing” ai ka thënë se Albin Kurti ka të drejtë që të zgji...
KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur në lidhje me zgjedhet e reja parlamentare që do të mbahen në vend. Në një interv...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Delaëare. Në fjalimin e tij Biden ka folur në lidhje me pandeminë e Covi...
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos vlefshmërinë e votën e deputetit Etem Ari...
ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës rihter ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin e Siçilisë në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaj...
KOSOVË- Kreu i Aleancës Kosova e re, Bexhet Pacolli ka thënë se partia e tij është e gatshme që të bashkëpunojë me cilën do parti që është korrekte. Në një...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti antikushtetuese, e specifikon qartë që Kosova duhet të shkoj...