15 Maj 2022, 20:21
Nga DOSJA

ITALI- Në prag të ndeshjes së parafundit me fanellën e Juventusit, e fundit para 'Allian Stadium', Paulo Dybala ka dashur të përshëndesë Juventusin. "Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të të përshëndetur, ka shumë vite dhe shumë emocione, të gjitha së bashku... Mendova se do të ishim edhe më shumë bashkë, por fati na vendos në rrugë të ndryshme”, u shpreh argjentinasi.
"Nuk do të harroj kurrë gjithçka që më bëre të jetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ty u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Ishin 7 vite magji, 12 trofe dhe 115 gola që askush nuk do t'i heqë nga ne. Asnjëherë. Faleminderit që më mbështetët në momente të vështira. Faleminderit atyre që më kanë shoqëruar ndër vite: nga i pari tek i fundit, nga tifozët tek njerëzit që punojnë brenda klubit, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjësit dhe menaxherët.
Të vishja këtë fanellë të rëndësishme, së bashku me shiritin e kapitenit ishte një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, të cilën shpresoj t'ua tregoj një ditë fëmijëve dhe nipërve të mi", shtoi ai. Në fund ndeshja ndaj Lazios në Torino: "Do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë lamtumira jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe me kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka”.
E.Ç (Dosja.al)
354248 10924
Sport
15 Maj 2022, 20:00
ITALI- Milan mund Atalantën 2-0 në ndeshjen e javës 37-të të Serie A dhe është afër fitimit të titullit kampion. ...
Sport
15 Maj 2022, 17:17
Manchester City
ANGLI-Mancheser City nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë West Ham në javën e parafundit t&eum...
Sport
15 Maj 2022, 16:51
BELGJIKE - Rezultati i ndeshjes mes Anderlecht dhe Union Saint-Gilloise (18:30) nuk do të ndryshojë asgjë. Falë fitores 3-1 në fus...
Sport
15 Maj 2022, 16:47
ANGLI-Tottenham kalon (ndonëse momentalisht) Arsenalin në vendin e katërt dhe nesër mbrëma skuadra e Contes do të bëjë...
Sport
15 Maj 2022, 16:36
ITALI-Ai nuk dëshiron të dëgjojë fjalën dështim, por Massimiliano Allegri e di se duhet të bëjë më shumë...
Sport
15 Maj 2022, 16:29
SPANJE - Futbollisti holandez, Murad Lamrabat (31 vjeç), i cili luante për Vitesse Arnhem tentoi të kërcente në det gjatë pushim...
Sport
15 Maj 2022, 15:11
Burak Altıparmak
TURQI-Në javën e 37-të të Ligës së Parë të kampionatit turk, Bandırmaspor mposhti 4-2 Bursasporin....
Sport
15 Maj 2022, 14:52
ITALI-Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë de...
Sport
15 Maj 2022, 14:21
Jorge Messi
SPANJË-Lionel Messi u largua me lot verën e kaluar të vitit 2021 nga Barcelona në të cilën praktikisht kaloi gjit...
Sport
15 Maj 2022, 13:54
ANGLI-Liverpool mundi Chelsean në finalen e FA Cup dhe fitoi trofeun më të vjetër në Europë. Skuadra e Jurgen Klopp mundi Chelse...