7 Maj 2025, 16:07
Nga Dosja.al
Agron Shehaj dhe Edi Rama
TIRANA- “Mos hyni në gjynah, hiç, hajdeni me ne. Kush e ka problem 5-ën le të mos e vejë te 5-a dhe të zbresë poshtë dhe ka gjithë atë listë, të ndalojë në një vend dhe nuk hyn në gjynah. Kush nuk e bën këtë le të rrijë në shtëpi, ditë e diel, kohë e mirë. Le të rrijë në shtëpi. Nuk dilet nga shtëpia për të hyrë në gjynah”.
Kështu e mbylli fjalimin final në Elbasan, kryeministri Edi Rama, i cili nuk e fsheh më faktin që i intereson që votat e djathta, ato që nuk shkojnë te Berisha, të mos përfundojnë në asnjë alternativë që mund të jetë realisht rrezik për të.
Për këtë arsye, ai ka filluar të bëjë atë që di më mirë: të shpikë “kundërshtarë të dëshiruar” dhe t’ua ofrojë publikut si zgjidhje më të butë për zemërimin që ka nga pakënaqësia e qeverisjes së tij.
Për këtë, ai ka gjetur edhe mënyrën sesi ti propagandojë partitë e reja, anametojë apo sulmojë. Kështu, Arlind Qorin dhe Adriatik Lapajn, ai i quan ‘farë e re e LSI-së”, ndërsa Agron Shehajn ai e pozicionon ndryshe. Për Ramën ai është një “ballist i pranueshëm”, që në mungesë të zgjedhjeve të tjera, duhet parë si “më pak i keqi”. Një frazë që një fushatë elektorale pas 12 vitesh qeverisje, ku çdo votë bën diferencë nuk është kompliment, por një investim strategjik.
“Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t'ja japim këtij.”-tha Rama disa ditë më parë.
Po njësoj e forcoi këtë deklarim edhe te Ylli Rakipi. Kur u pyet sesi e shikon praninë e partive të reja, dhe se a kanë ato mundësi të sigurojnë mandate më 11 maj, Rama dha një përgjigje ‘atipike’. “Partitë e reja kanë mundësi, pasi ka hapësira”-tha Rama. Një qasje e pazakontë për një kryeministër në pushtet, që tradicionalisht ka pasur zero tolerancë ndaj sfiduesve, qofshin edhe ata simbolikë.
Por përse kjo gjuhë? Çfarë e bashkon Ramën me Shehajn që nuk mund ta bashkojë me Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin?
Sepse, nëse për Adriatik Lapajn, Rama ka frikë për shkak të fuqisë mobilizuese të turmave që ai sjell në terren, dhe për Arlind Qorin ndjen rrezik për shkak të shkërmoqjes dhe kritikave për oligarkinë dhe strukturat qeveritare të lidhura me të, me Shehajn është ndryshe. Sepse Shehaj, ndryshe nga të tjerët, nuk e sheh Ramën si problemin.
Këtë e thotë vetë Shehaj.
“Unë po të doja rotacionin, unë nuk dilja fare nga Partia Demokratike, pse do dilja nga Partia Demokratike, shumë mirë isha aty”, – është shprehur Shehaj disa ditë më parë në një studio televizive. Me fjalë të tjera, qëllimi i Shehajt nuk është të largojë këtë qeveri, por të marrë në dorëzim opozitën. Dhe këtu rrugët me Edi Ramën përputhen.
Dhe këtu topi ka kaluar në fushën e Edi Ramës. Shehaj ka zgjedhur ti vetëofrohet në këtë fushatë për të marrë sa më shumë vota që duhet të shkonin te Partia Demokratike, duke u prezantuar si një demokrat i zhgënjyer njësoj si ata, në mënyrë që pas 11 majit, të jetë kryetari i ri i opozitës.
Sepse, ndonëse Shehaj shfaqet si një opozitar i ri, në fakt, ai i shërben më së miri mbajtjes në pushtet të Ramës. Duke përçarë votën e djathtë, duke amortizuar energjinë e votuesve të zhgënjyer, dhe më shumë se kaq: duke i marrë legjitimitetin PD-së në emër të një opozite “moderne” që nuk ka ndërmend të sjellë rotacion dhe që kërkon të marrë fillimisht drejtimin e opozitës dhe më pas rrëzimin e qeverisë.
Por a mund të jetë kryetar opozite një njeri që saboton një fushatë elektorale të një partie që për 12 vite është përballur me qeverinë në kushte të pabarabarta për ti dhënë Edi Ramës edhe njëherë pushtetin? Sepse të mos harrojmë që Agron Shehaj, në fund të ditës është një biznesmen, dhe politikën e shikon njësoj si biznesin.
Dhe kjo është arsyeja pse 11 maji është më shumë se një datë zgjedhjesh. Është një ditë ku qytetarët vendosin nëse do të pranojnë që edhe opozita të privatizohet si biznes, apo opozita të bëjë rotacionin dhe ti lejë mundësinë Ramës që nëse do, përputhjen me Shehajn ta vazhdojë, por kësaj herë në opozitë./Dosja.al
agron shehaj edi rama zgjedhjet
Politike
7 Maj 2025, 16:02
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- 140 deputetët e Kuvendit përfaqësojnë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet ...
Politike
7 Maj 2025, 15:35
E. D
Ergys Isufi
SARANË- Ergys Isufi, kandidati për deputetë i koalicionit "Shqipëria Bëhet", është arrestuar ditë...
Politike
7 Maj 2025, 15:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë...
Politike
7 Maj 2025, 14:31
N.F
Zoran Milanoviç
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shkup ku u ...
Politike
7 Maj 2025, 14:16
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot të tjera mekanizma të cilat përfshihen në skemën e ‘ma...
Politike
7 Maj 2025, 14:20
I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të zgjasë afatin e mjeteve të identifikimit që sk...
Politike
7 Maj 2025, 14:13
I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja Politike për Diasporën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore&rdquo...
Politike
7 Maj 2025, 13:44
N.F
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e steri...
Politike
7 Maj 2025, 13:28
N.F
Rama dhe Berisha
TIRANË- Të premtën e 9 majit do të mbyllet zyrtarisht fushata e elektorale për të gjitha partitë në...
Politike
7 Maj 2025, 13:19
N.F
Basir Çollaku
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku është paraqitur mesdit...