31 Janar 2026, 10:02
Nga E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i cili është i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për akte terroriste. Prokuroria sqaron në njoftim se familjarët e Sajmir Alimehmeti i njohur ndryshe si A. Q., nuk justifikojnë dot transaksionet bankare.
Sipas njoftimit të prokurorisë, prindërit e Alimehmetit kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.
Bazuar në hetimet, prokuroria thekson se vlerat monetare nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe nuk justifikohen me dokumentacion të rregullt. Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive në vijim: Llogaritë e Z.A.: 39.49 lekë, 4.74 USD, depozita USD 50,109.56 dhe 3,862,244.93 lekë. Llogaritë e V.A.: 15,001.09 euro. Llogaritë e përbashkëta të Z.A. dhe V.A.: 11,734,250 lekë.
Njoftimi i Prokurorisë Tiranë
Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A. të dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.
Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite. Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.
Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.
Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiran kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:
Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;
Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe
Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00./Dosja.al
sajmir alimehmeti
Aktualitet
31 Janar 2026, 09:57
E. D
Droga
FRANCË- Gazeta franceze, AUTO PLUS raporton se dy shqiptarë u ndaluan gjatë një kontrolli doganor me mbi 17.5 kg drog&...
Aktualitet
31 Janar 2026, 09:33
E. D
Foto Ilustruese
TIRANË- Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, q...
Aktualitet
31 Janar 2026, 09:26
E. D
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranë...
Aktualitet
31 Janar 2026, 08:50
E. D
Foto Ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje e ka përfund...
Aktualitet
31 Janar 2026, 08:43
E. D
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Komplek...
Aktualitet
31 Janar 2026, 08:31
E. D
pamje nga aksidenti
RUMANI- Sot u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifo...
Aktualitet
31 Janar 2026, 07:39
E. D
Foto Ilustruese
TIRANË- Në një epokë ku emigracioni shqiptar po shënon një valë të re, fëmijët q&eu...
Aktualitet
31 Janar 2026, 07:33
E. D
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës hapi në fund të 2025 një hetim të thelluar në tregun celular, të ...
Aktualitet
31 Janar 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Në kulmin e gushtit, bregdeti shqiptar gumëzhin si një qytet i përkohshëm. Durrësi, Vlora, Saranda me rrugë t&...
Aktualitet
31 Janar 2026, 07:25
E. D
Foto Ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të p...