Aktualitet

Performancë të dobët/ Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz (EMRAT)

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë zv.drejtorin për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka.

29 Dhjetor 2025, 15:34 Nga E. D
Performancë të dobët/ Proda shkarkon nga detyra drejtorin e
foto ilustruese

LEZHË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë zv.drejtorin për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka.

Me motivacionin për performancë të dobët, janë shkarkuar nga detyra edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, si dhe Shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi. Sakaq, procesi i vlerësimit të performancës do të vijojë edhe në struktura të tjera të Policisë së Shtetit./Dosja.al

besmir dervishi mariglen duçi kujtim gjoka altin mena taulant gjoka ilir proda

Sondazh

Poll