Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Kamëz? Shpërthim me tritol në ambientet e jashtme të një biznesi, autorët ende të pa identifikuar

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

15 Nëntor 2025, 07:51 Nga E. D
Çfarë ndodhi gjatë natës në Kamëz?
foto ilustruese

KAMËZ- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në “Nënë Tereza”, Kamëz. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

shpërthim me tritol kamez policia tirane biznes

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Nëntor 2025, 22:02 E. D

Monolog nga dom Mark Pashkja

foto ilustruese Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e par&e...