Politike

Numërimi i votave drejt përfundimit në Bashkinë e Matit! Kryeson kandidati socialist Altin Bojni, rrëmben rreth 67% të votave, ja si renditen rivalët e tij

Sipas informacionit më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 46 nga 47 qendrat e votimit, ku Bojni ka grumbulluar 7,302 vota, që përbëjnë 66.59% të totalit.

10 Nëntor 2025, 07:28 Nga M.L
Numërimi i votave drejt përfundimit në Bashkinë e Matit!
Foto ilustruese

MAT- Numërimi i votave në Bashkinë e Matit është në fazën përfundimtare dhe të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të qartë të kandidatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili po udhëheq me diferencë të ndjeshme ndaj kundërshtarëve të tij. Sipas informacionit më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 46 nga 47 qendrat e votimit, ku Bojni ka grumbulluar 7,302 vota, që përbëjnë 66.59% të totalit.

Në vend të dytë renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3,166 vota (25.75%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).

Me një avantazh prej më shumë se 4,000 votash ndaj Brahilikës dhe rreth 6,700 votash ndaj Pashës, kandidati socialist është në prag të një fitoreje të padiskutueshme, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër rezultat të lartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Numërimi i votave drejt përfundimit në Bashkinë e Matit!

bashkia e matit

Sondazh

Poll