Politike

Brunilda Mersini fiton zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës! Kandidatja socialsite merr mbi 13 mijë vota më shumë se dy kandidatët rivalë

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit, ku Mersini ka siguruar 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.

10 Nëntor 2025, 07:25 Nga M.L
Brunilda Mersini fiton zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës! Kandidatja
Brunilda Mersini

VLORA- Procesi zgjedhor i 9 nëntorit në Bashkinë e Vlorës ka përfunduar me një fitore të qartë për Brunilda Mersinin, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila është shpallur zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit, ku Mersini ka siguruar 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.

Në vend të dytë është renditur Dionis Anesti Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, me 2,333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nikë Nika, gjithashtu kandidat i pavarur, ka marrë 1,975 vota (9.88%).

Me një avantazh prej 13,339 votash ndaj Dionis Sotës dhe 13,697 votash ndaj Gjergji Nikës, Mersini ka siguruar një fitore të padiskutueshme që vulos dominimin e socialistëve në qytetin bregdetar.

brunilda mersini

Sondazh

Poll