Art&Argëtim

FOTOT/ Margot Robbie shtatzënë për herë të parë, fotografohet në Liqenin e Comos me bashkëshortin

Çifti ende nuk e ka bërë lajmin publik, pas daljes së fotove të tyre kudo në mediat sociale.

8 Korrik 2024, 12:51 Nga S.B
FOTOT/ Margot Robbie shtatzënë për herë të parë,
Margot Robbie

ITALI- Aktorja e njohur, Margot Robbie është fotografuar ditën e djeshme gjatë pushimeve në Liqenin e Comos me bashkëshortin e saj Tom Ackerley. Ylli i “Barbie” shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke lënë të kuptohet se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Çifti ende nuk e ka bërë lajmin publik, pas daljes së fotove të tyre kudo në mediat sociale. Dyshja u takuan në vitin 2014, u martuan në 2016 dhe janë bashkëprodhues në një sërë projektesh, duke përfshirë Hulu's Dollface, përmes kompanisë së tyre të prodhimit LuckyCap Entertainment.

 

margot robbie

Sondazh

Poll