Bota

VIDEO/ Siç nuk e kemi parë kurrë më parë, Princi William kërcen si i "çmendur" në koncertin e Taylor Swift

Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, askush nuk e priste që Princi i Uellsit të ishte në tribunat e Wembley.

22 Qershor 2024, 14:22 Nga S.B
VIDEO/ Siç nuk e kemi parë kurrë më parë, Princi
William dhe Taylor

LONDËR- Princi William ka habitur fansat kur u pa rastësisht në koncertin e Taylor Swift. Edhe pse turneu i saj në Londër ka qenë një sukses i madh dhe ka tërhequr mijëra njerëz, askush nuk e priste që Princi i Uellsit të ishte në tribunat e Wembley.

Në një video që po bën xhiron e TikTok, Princi William mund të shihet duke kërcyer në ritmin e këngës "Shake it Off", me klipin që u bë shpejt viral, duke tejkaluar 85,000 pëlqime në vetëm tre orë.

I veshur thjeshtë me një këmishë, xhaketë dhe pantallona, ​​Princi William dukej se po argëtohej duke kërcyer në mënyrë shumë energjike, siç nuk e kemi parë kurrë më parë. Raportohet nga mediat e huaja se Princi ishte i shoqëruar edhe nga tre fëmijët e tij.

@windsxrs The Prince of Wales and Zara Tindall was seen dancing to "Shake It Off" by Taylor Swift last night at Wembley Stadium. ???? kkinldn- TikTok | | #royalfamily #royals #princeofwales #princewilliam #windsxrs #taylorswift #theerastour #erastour #theprinceofwales #taylorswifttheerastour #zaratindall ♬ original sound - ????????????????????

princi william taylor swift

Sondazh

Poll