Bota

FOTO/ Brenda laboratorit të Elon Musk ku janë vrarë 1500 kafshë dhe majmunët testues që ju nënshtruan 'vuajtjeve ekstreme'

Dokumentet e lëshuara nga Universiteti i Davis në Kaliforni, i cili bashkëpunoi me Neuralink në testime për tre vite nga 2017 deri në 2020, tregojnë se tek majmunët ishin kryer operacione në kafkat e tyre deri në 10 herë secili.

1 Shkurt 2024, 16:58 Nga S.B
FOTO/ Brenda laboratorit të Elon Musk ku janë vrarë 1500
Elon Musk

SHBA- Testimi i tmerrshëm i kafshëve i kryer për të sjellë në jetë projektin Neuralink të Elon Musk përfshin shpimin e vrimave në kokat e majmunëve dhe mbushjen e tyre me ngjitës. Në javën që Musk pretendoi se kishte vendosur për herë të parë një implant Neuralink në një njeri, dokumentet tregojnë se kompania përdori 'Bioglue' për të mbyllur vrimat në kokën e majmunëve pas operacioneve.

Dokumentet e lëshuara nga Universiteti i Davis në Kaliforni, i cili bashkëpunoi me Neuralink në testime për tre vite nga 2017 deri në 2020, tregojnë se tek majmunët ishin kryer operacione në kafkat e tyre deri në 10 herë secili. Kirurgët shpuan në kokat e tyre dhe implantet u ngjitën në trurin e tyre, por ato nuk përshtateshin siç duhet që do të thotë se dilnin jashtë.

FOTO/ Brenda laboratorit të Elon Musk ku janë vrarë 1500
foto ilustruese

Raportet e vdekjes zbulojnë se majmunëve u janë prerë pjesë të gjymtyrëve dhe kanë ngordhur si pasojë e të vjellave të vazhdueshme dhe diarresë. Gjithsesi, Neuralink ka vrarë të paktën 1,500 kafshë, duke përfshirë dele dhe derra gjatë kërkimit të një çipi që do t'i lejojë njerëzit të kontrollojnë pajisjet elektronike me mendjen e tyre. Dokumentet u morën nga fushatat e Komiteteve të Mjekëve për mjekësinë përgjegjëse ku u tha se majmunët duruan vuajtje ekstreme  gjatë një mospërfilljeje sistematike për jetën e tyre.

Muajin e kaluar Musk tha se Neuralink po shikonte tetraplegjikë nën 40 vjeç për të marrë pjesë në provat njerëzore, ku një kirurg do të hiqte një pjesë të kafkës së tyre përpara se një robot të implantonte 64 fije të veshura me elektroda në tru. Në një deklaratë për PCRM tha se Musk kishte "një histori të gjatë të mashtrimit të publikut në lidhje me zhvillimet e supozuara të Neuralink".

FOTO/ Brenda laboratorit të Elon Musk ku janë vrarë 1500
foto ilustruese

Deklarata tha: Neuralink ka një histori të kryerjes së eksperimenteve të panevojshme, të ngadalta në majmunë, derra, dele dhe kafshë të tjera që ngrenë shqetësime serioze për sigurinë e pajisjes së saj. 1500 kafshët që janë vrarë thuhet se përfshijnë më shumë se 280 dele, derra dhe majmunë.

Ne fotot e marra nga DailyMail.com të laboratorit UC Davis tregojnë një realitet shumë të zymtë me kafaze të vegjël metalikë të vendosur mbi njëri-tjetrin. Në dhjetor 2022, Reuters raportoi se kompania ishte nën hetim nga USDA dhe Departamenti i Drejtësisë për shkelje të mirëqenies së kafshëve. Atë muaj anëtarët e Kongresit i shkruajtën USDA-së për të ngritur shqetësime në lidhje me mirëqenien e kafshëve në Neuralink.

FOTO/ Brenda laboratorit të Elon Musk ku janë vrarë 1500
foto ilustruese

Neuralink ka thënë më parë se është 'absolutisht e përkushtuar për të punuar me kafshët në mënyrën më njerëzore dhe etike të mundshme'. UC Davis ka thënë se 'ndjek të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi'. Kompania ka refuzuar të publikojë 371 fotografi të majmunëve me të cilët eksperimentoi për Neuralink.

elon musk neuralink laborator

Sondazh

Poll