LIVE UPDATES

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i dashuri, këngëtarja: E kam për përdorim vetjak

•Arrestohet nga Policia e Tiranës, këngëtarja e njohur shqiptare Enca.  •27-vjeçarja përfundoi në pranga pasi në banesën e saj e cila ndodhet pranë zonës së TEG-ut, iu janë zbuluar në verandën e banesës 5 vazo me bimë narkotike, hashash.  •Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe i dashuri i saj, i cili ndodhej në banesë me të.  •Përballë grupit hetimor, Enca ka deklaruar se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Iu zbuluan vazot me kanabis në ballkon, sa vite burg rrezikon Enca?

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i
Enca

TIRANË- Këngëtarja e njohur Enca është vënë në pranga nga Policia, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon Policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kanabis në banesë, Enca u arrestua, 'e pëson' edhe i dashuri i saj

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i
enca

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se në polici është shoqëruar edhe i dashuri i saj, pasi ka qenë në banesë me këngëtaren. Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik Enca, 27 vjeç, ka dhënë dëshminë e saj pranë forcave policore. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit dhe e konsumon për përdorim vetjak. 

Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar 'Balcony', ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj. Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

2 VITE ME PARE

HASHASH në verandën e banesës, reagon Enca: Jam përdoruese, e kam mbjellë për përdorim vetjak

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i
Enca

TIRANË- Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik Enca, 27 vjeç, ka dhënë dëshminë e saj pranë forcave policore. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit dhe e konsumon për përdorim vetjak. 

Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar 'Balcony', ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj. Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Encës/ Policia publikon FOTON nga veranda, këngëtarja kultivonte bimë narkotike

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i
Vazot ne verande

TIRANË-Policia ka bërë publike pamjet nga banesa e këngëtares Ruenca Haxhiaj, e njohur nga të gjithë si Enca. 27-vjeçarja u vu në pranga pasi në ballkon kishte mbjellur bimë narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. E reja, në dëshminë e saj, ka bërë të ditur se lëndën narkotike e ka për përdorim vetjak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Balcony", për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja. Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Balcony". Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, Policia i zbulon vazot me HASHASH në verandën e banesës

Kultivonte kanabis në banesë/ Arrestohet Enca, shoqërohet i
Enca

TIRANË- Këngëtarja e njohur për publikun si Enca, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. 'Euroneës Albania', bën të ditur se Ruenca Haxhiaj, 27-vjeç, akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Forcat e komisariatit nr. 1 kanë  zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash. Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje./Dosja.al

arrestohet enca

Sondazh

Poll