LIVE UPDATES

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e qëllon në sy të gruas dhe fëmijëve, Hodo arratiset

•Plagosje gjatë natës në Shijak. •50-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri është Ardjan Çyrbja, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo. •Autori ka qëlluar tre herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. •Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. •Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më. •I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra. • Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja e 50-vjeçarit në Shijak/ Autori ende në arrati, viktima i njohur për Policinë, 2 vite më parë plagosi një fqinj

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e
Policia

SHIJAK- Ervis Hodo, i cili plagosi me armë zjarri 50-vjeçarin në Shijak është ende në kërkim nga Policia.

Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë. Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.

I plagosuri nuk është person i panjohur për ta. Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”. Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje. /DOSJA.AL

3 VITE ME PARE

'Kush je ti?'- DINAMIKA, si nisi përplasja me armë zjarri në Shijak, Çyrbja në gjendje kritike për jetën

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e
Ambulance

SHIJAK-Sherri banal mes Ardjan Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit. Dy të përfshirët në konflikt, ishin nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri-tjetrin. Mes tyre ka nisur një konflikt i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar.

Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofendues çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.

Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Shijak/ Autori dhe i plagosuri s'ishin të panjohur me njëri-tjetrin, banonin shumë pranë

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e
foto ilustruese

SHIJAK- Ardjan Çyrbja, 50-vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Ervis Hodo, 38-vjeç. Bëhet me dije se autori dhe i plagosuri njiheshin më herët, pasi banonin në të njëjtën lagje. E po kështu mes të dyve nuk është raportuar më parë për probleme.

Këto janë detaje që kanë bërë policinë të dyshojë tek konflikti i çastit. Nga dëshmitarë dhe nga ana e policisë nuk kanë mundur që të sqarojnë qëllimin e saktë të plagosjes, pasi të dy nuk kishin konflikte të mbartura me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së enjtes, në lagjen “Popullore” në Shijak. Policia ka shpallur në kërkim 38-vjeçarin dhe po kontrollon në zonat ku dyshohet se ai mund të jetë fshehur. Nga të dhënat paraprake, rezulton që ka qenë një konflikt banal mes 38-vjeçarit dhe 50-vjeçarit, që ka nxitur më pas edhe përdorimin e armës.

3 VITE ME PARE

'Ndalo të lutem...'/ Plagosja në Shijak, autori qëlloi ndaj Çyrbjas në sy të fëmijëve, bashkëshortja e viktimës iu lut për mëshirë

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e
Policia

SHIJAK- Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo. Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak. Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak, policia në ndjekje të autorit

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak/ Autori e
Arme

SHIJAK- Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e djeshme (1 qershor) në Shijak. Sipas forcave blu, i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar, pasi u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me një person. Policia bën të ditur se autori është 38-vjeçari me inicialet E.H, i cili është shpallur në kërkim.

'Policia informon se rreth orës  22:10 në lagjen “Popullore” shtetasi me inicialet E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.;

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

plagosje ne shijak ervis hodo ardjan cyrbja

Sondazh

Poll