Aktualitet

Me thikë kërcënoi punonjësin/ Grabitet një postë private tek "5 maji" në Tiranë, autori i maskuar largohet me motor

Me një thikë ai ka kërcënuar punonjësin e postës dhe ka grabitur të gjitha paratë që ka gjetur, shuma ekzakte e të cilave ende nuk dihet.

17 Maj 2023, 21:44 Nga k.m.

Me thikë kërcënoi punonjësin/ Grabitet një postë
Foto ilustruese

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një person i maskuar dhe i armatosur, ende i paidentifikuar, ka hyrë në ambientet e një poste private në rrugën ‘5 maji” në Tiranë. Me një thikë ai ka kërcënuar punonjësin e postës dhe ka grabitur të gjitha paratë që ka gjetur, shuma ekzakte e të cilave ende nuk dihet. Pas vjedhjes, autori është larguar me një motomjet. Policia ka filluar hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

tirane

Sondazh

Poll