LIVE UPDATES

Pas zgjedhjeve, 'plas' arma në Peqin! Plagoset ish-kreu i PD-së, Policia në kërkim të autorit

• Ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela është plagosur me armë zjarri. •Çela është konfliktuar me një 55-vjeçar, për motive të dobëta. •Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. •Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima. •Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016. •Sipas raporteve paraprake, bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet. •Gruaja e Çelës është drejtoreshë në spitalin e Peqinit. •Kjo plagosje vjen dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. Në Bashkinë e Peqinit, ka fituar me 6400 vota kandidati i Partisë Socialiste, Bukurosh Maçi, duke lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Mustafa Pashja me 4677 vota.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Peqin! ZBULOHET motivi, gruaja e Çelës pushoi nga puna bashkëshorten e autorit, Dehima mori 'hak'

Pas zgjedhjeve, 'plas' arma në Peqin! Plagoset ish-kreu i
Foto ilustruese

PEQIN- Përplasja me armë ku Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë Diell Çelën 55 vjeç ka ndodhur jo për motive politike. Ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së tij si drejtoreshë e spitalit të Peqinit.

Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.

Çela mësohet të ketë qenë ish-kreu i PD për Peqinin dhe është kërcënuar me jetën edhe në shkurt të vitit 2016. Aktualisht, Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, 52-vjeçarit, Sokol Dehima./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- U plagos nga 52-vjeçari, ky është ish-kreu i PD-së për Peqinin

Pas zgjedhjeve, 'plas' arma në Peqin! Plagoset ish-kreu i
Diell Çela

TIRANË- Diell Çela është personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Peqin. Sipas Policisë, autori është 52-vjeçari Sokol Dehima, i cili gjatë konfliktit plagosi me armë Çelën. 

Çela rezulton të jetë ish-kryetari i Partisë Demokratike në Peqin në vitin 2016. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Aktualisht, Çela është jashtë rrezikut për jetën, si dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peqinit. Ende është e paqartë se përse nisi konflikti mes Çelës dhe Dehimës.

3 VITE ME PARE

Sherr mes dy personave, plagoset 55-vjeçari (EMRI)

Pas zgjedhjeve, 'plas' arma në Peqin! Plagoset ish-kreu i
Policia

PEQIN- Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari Diell Çela. Forcat blu bëjnë të ditur se ky person, u paraqit në orën 11:00 në spitalin e Peqinit për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Çela, aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Autori është 52-vjeçari Sokol Dehima, i cili gjatë konfliktit plagosi me armë Çelën. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plagoset diell cela sokol dehima diell cela

Sondazh

Poll