Bota

Humbi zgjedhjet dhe u dorëhoq si kryetare partie, tjetër 'goditje' për Sanna Marin, divorcohet pas 18 viteve martesë

Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë 5-vjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.

10 Maj 2023, 18:27 Nga k.m.
Humbi zgjedhjet dhe u dorëhoq si kryetare partie, tjetër
Sanna Marin dhe Markus Räikkönen

FINLANDË- Më pak se një muaj pasi Sanna Marin dha dorëheqjen nga udhëheqja e socialdemokratëve, ish-kryeministrja e Finlandës njoftoi sot se po ndahej nga bashkëshorti i saj Markus Räikkönen pas 19 vitesh së bashku. Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë 5-vjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.

Çifti ka bërë të ditur sot se kanë bërë kërkesë për divorc.

Humbi zgjedhjet dhe u dorëhoq si kryetare partie, tjetër

“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera,”- ka shkruar Marin në një postim në Instagram.

Emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh në lidhje me festat e 'çmendura' tek të cilat ajo merrte pjesë kur ishte ende kryeministre. Gushtin e kaluar, videot që qarkulluan në internet shfaqnin Sana Marin duke u argëtuar shumë me miqtë e saj, duke shkaktuar reagime të shumta. Megjithatë ajo iu nënshtrua një testi droge dhe e gjithë 'zhurma' u shua. 

sanna marin markus räikkönen

Sondazh

Poll