Aktualitet

Gruaja në Durrës bie nga kati i tretë i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital, 60-vjeçarja në gjendje kritike

Gruaja është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në urgjencë, ndërsa mësohet se ajo është në rrezik për jetën.

8 Maj 2023, 10:27 Nga A.B
Gruaja në Durrës bie nga kati i tretë i pallatit, dërgohet
Ambulance

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 12 në Durrës. Një 60-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit. Gruaja është marrë me shpejtësi dhe është dërguar në urgjencë, ndërsa mësohet se ajo është në rrezik për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje, që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit, kanë shkuar policia që po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. Pritet që në orët në vijim të ketë informacion për gjendjen e 60-vjeçares./Dosja.al

durres e moshuara bie nga ballkoni

Sondazh

Poll