Aktualitet

E pa në park me të ëmën, fiksohet me vajzën e mitur/ Dënohet shqiptari që përndiqte këmba-këmbës 11-vjeçaren

E ëma e kuptoi përfundimisht se fiksimi i Sinajt ishte për vajzën e saj të mitur, pasi ai këmbëngulte të trokiste në derë dhe të qëndronte jashtë dritares së vajzës gjatë natës.

15 Mars 2023, 22:06 Nga k.m.
E pa në park me të ëmën, fiksohet me vajzën e mitur/
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg pasi ka përndjekur një vajzë 11-vjeçare në Croydon, në Londrën e Jugut. Shqiptari Erson Sinaj, i pastrehë në atë kohë, u fiksua pas vajzës së re pasi e pa në një park lokal.

Sinaj u shfaq në mënyrë të përsëritur në banesën e vajzës, ndërsa e ëma e saj tha se fillimisht mendoi se ai kishte ndërmend të vidhte shtëpinë. E ëma e kuptoi përfundimisht se fiksimi i Sinajt ishte për vajzën e saj të mitur, pasi ai këmbëngulte të trokiste në derë dhe të qëndronte jashtë dritares së vajzës gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, pas marrjes në pyetje në polici, Sinaj tha se kishte të drejtë të trokiste në derë, pasi kishte se kishte parë një vajzë që i pëlqente në park.

Ai këmbënguli se mes tyre kishte një shprehje e ndërsjellë dashurie dhe se askush nuk mund ta ndalonte që të bashkohej me të "dashurën" e tij. Gjykatësi Simon Mayo i përshkroi veprimet e Sinajt “thellësisht shqetësuese”.

Nëna e vajzës ka përjetuar tmerr dhe ankth të madh për mirëqenien e vajzës së saj si pasojë e përndjekjes së Sinajt. Sipas prokurorit Sebastian Cox, Sinaj ishte kthyer në shtëpinë e vajzës dhe kishte tentuar të mbante kontakte me të. Avokati i Sinajt, Afzal Syed-Ali, argumentoi se klienti i tij nuk kishte mundur të komunikonte me familjen.

Sinaj, pa një adresë fikse, u deklarua fajtor dhe u dënua me tetë muaj burg. Por përveç burgut, Sinajt i është shqiptuar edhe masa e ndalimit që të mos kontaktojë me vajzën apo familjen e saj dhe të vizitojë banesën e tyre.

erson sinaj britani e madhe

Sondazh

Poll