LIVE UPDATES

Sherr mes të miturve në Pogradec, njëri përfundon në spital, sillet me urgjencë në Tiranë. Arrestohet adoleshenti tjetër

• Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Pogradec. • Mësohet se dy bashkëmoshatarë rreth 15-vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin për motive të dobëta. • Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë. •Në momentin që dy të adoleshentët janë konfliktuar njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark. • Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. 

1 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sherri mes të miturve në Pogradec, 15-vjeçari rëndë, dërgohet në Tiranë për mjekim


Sherr mes të miturve në Pogradec, njëri përfundon në
Foto ilustruese

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Pogradec, ku një 15-vjeçar plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili është sjellë me urgjencë në spital. Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet me dije se i plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), por po hetohet edhe shkaku i sherrit. 

NJOFTIMI:

Pogradec/Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

sherr mes te miturve ne pogradec

Sondazh

Poll