Bota

ALARM në Greqi, një burrë qëllon me kallashnikov në mes të rrugës, shkakton dëme në 4 banesa

Sulmuesi, i cili ka arritur të zhduket, ka qenë duke ecur në rrugë kur ka hapur zjarr, ndërsa dyshohet se është arratisur me motor.

20 Shkurt 2023, 08:20 Nga A.B
ALARM në Greqi, një burrë qëllon me kallashnikov në mes
Policia

GREQI- Alarmi mëngjesin e sotëm në Agia Barbara. 'Protothema.gr' raporton se një burrë filloi të qëllonte me kallashnikov përgjatë rrugës Socrates. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati viktima apo të plagosur, por dëme u shkaktuan në katër shtëpi të banuara nga komuniteti rom. 

Sipas informacioneve, sulmuesi, i cili ka arritur të zhduket, ka qenë duke ecur në rrugë kur ka hapur zjarr, ndërsa dyshohet se është arratisur me motor. Policia ka gjetur tashmë 15 gëzhoja në rrugë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. 

greqi

Sondazh

Poll