Bota

Nga lufta në Ukrainë tek marrëdhëniet greko-amerikane/ Pas vizitës në Turqi, Blinken ndalet sot në Athinë

Blinken do të mbërrijë në Athinë në orët e vona të pasdites dhe do të niset menjëherë për në Megaros Maximos.

20 Shkurt 2023, 08:15 Nga A.B
Nga lufta në Ukrainë tek marrëdhëniet greko-amerikane/ Pas
Anthony Blinken

GREQI- Me një axhendë të pasur dhe në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Turke janë ndoshta në pikën më të mirë të vazhdimësisë, sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të jetë pasditen e sotme në Greqi, pas vizitës që bëri në Turqi.

Në Athinë, Blinken do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologun e tij, Nikos Dendias. Sipas njoftimit të kryeministrisë, Blinken do të ketë darkë sot me kryeministrin Mitsotakis, ku do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

Po ashtu do të takohet me Dendias në ministrinë e Jashtme të Greqisë, me axhendë marrëdhëniet greko-amerikane, çështjet e Mesdheut Lindor, marrëdhëniet me Turqinë, çështjet energjetike, zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO.

anthony blinken

Sondazh

Poll