U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë në vendlindje 22-vjeçarja nga Kenia
Lajmi është konfirmuar nga nëna e saj Ruth Abongo.
KENIA- Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga nëna e saj Ruth Abongo. Kjo e fundit, ka treguar për Balkanweb se si ka ndodhur ngjarja.
“Joy ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia,"- është shprehur ajo. Vajza u largua pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj.
Në Tiranë vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy. Në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotelit janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.
Policia e Prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.
Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen./Dosja.al
Sondazh
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 13 Shkurt 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja,al ka në faqe të parë terrorin e ndodh...
"Jemi shteti"/ Tentuan të zhvasnin 40 mijë euro nga një biznes privat, arrestohen tre të rinjtë nga Tirana, sekuestrohen tufa me euro të futura në qese
Paratë e sekuestruara TIRANË- Tre persona të identifikuar si Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi, janë v&eu...
HARTA LIVE/ Ikën i ftohti Siberian, moti i ngrohtë mbizotëron Shqipërinë, si do të jenë temperaturat
Moti TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i ngrohtë dhe i kthjellët. Masat ajrore veriperëndimore k...
Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Presidenca TIRANË- Dita e sotme, 13 shkurt është shpallur ditë zie kombëtare. Në shenjë solidariteti për Turqin&eum...
ME VIDEO/ Pamje nga hoteli i shembur nga eksplozivi në Sarandë, gjithçka e rrafshuar, zona e mbushur me xhama të thyer
Hotel Bizanti, i shembur SARANDË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Saranda dhe tregojnë zonën e rrafshuar pas shpërthimit t&eum...
FOTOJA/ Ky është Spiro Çabiri, një nga bashkëpronarët e hotelit që u rrafshua në Sarandë, në gjyq me ortakun
Spiro Çabiri SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Spiro Çabiri, një nga bashkëpronarët e hote...
Shpërthimi me tritol në Sarandë, policia: Dy bashkëpronarët në proçes gjyqësor për pronësinë e hotelit që u rrafshua
Hotel 'Bizanti' në Sarandë, i shembur SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e f...
DETAJE/ Shpërthimi me tritol në Sarandë, autorët përdorën disa kilogramë lëndë eksplozive, u dëmtuan dhe godinat përreth
Hotel 'Bizanti', Sarandë, i shembur SARANDË- Personat që hodhën në erë dhe rrafshuan hotelin 'Bizanti' në Sarandë, ...
Shembja e hotelit me tritol, banorët në Sarandë: Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist
Tritoli SARANDË- Banorët e Sarandës janë zgjuar të tmerruar për shkak të zhurmës e tronditjes së madhe që...
NDE: Evropa Juglindore do të përjetojë një nxitje në turizëm, Shqipëria konkuron Greqinë
Ksamili TIRANË- Turizmi në Evropën Juglindore pritet të lulëzojë, pasi interesi për këtë desti...
