Aktualitet

HARTA LIVE/ Ikën i ftohti Siberian, moti i ngrohtë mbizotëron Shqipërinë, si do të jenë temperaturat

Herë pas here do te shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

13 Shkurt 2023, 08:55 Nga F.M
HARTA LIVE/ Ikën i ftohti Siberian, moti i ngrohtë mbizotëron
Moti

TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i ngrohtë dhe i kthjellët. Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë dhe duke lënë pas të ftohtin e acartë e temperaturat e ulëta.

Herë pas here do te shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.

moti 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll