Aktualitet

Shqipëria heq vizat me Republikën Popullore të Kinës, vendimi hyn në fuqi menjëherë

Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

28 Dhjetor 2022, 07:07 Nga a.b;f.g
Shqipëria heq vizat me Republikën Popullore të Kinës,
Shqiperi-Kine

TIRANË- Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme. Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin. Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD deklaron se qeveria “Rama” bën të kundërtën e asaj që kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian

“Pas çdo paralajmërimi të BE, qeveria bën të kundërtën e asaj që kërkohet! Në takimin e fundit të dhjetorit BE i kërkoi përsëri Shqipërisë që të përputhë politikën e saj të vizave ndaj shteteve të tjera me atë të BE. Sot, qeveria shqiptare e injoroi këtë detyrim, duke vijuar të sfidojë detyrimet e anëtarësimit, pa u shqetësuar për rrezikun e rivendosjes së vizave për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE”, shprehet në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali.

Shqipëria ka qëndruar e ftohtë ndaj investimeve kineze por marrëdhëniet politike mes dy vendeve kanë pësuar ecuri pozitive./Dosja.al

shqiperia kine

Sondazh

Poll