Sherri mes efektivëve nisi me një parakalim të gabuar, Policia e Shtetit: Pezullohet efektivi i "Shqiponjave", AMP ka nisur hetimet
Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave "Shqiponja", është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.
TIRANË- Pas një konflikti në Elbasan edhe në Tiranë ka pasur një sherr me efektivëve të Policisë së Shtetit. Një efektiv i Forcave "Shqiponja", i identifikuar me inicialet Y.D., në rrugën e Barrikadave ka kryer një parakalmim të gabuar, ndërkohë që makinën e kishte me xhama të zinj, ndaj i ka bërë me shenjë që të ndalojë. Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave "Shqiponja", është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës. Për këtë arsye Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme "Shqiponja", ju informojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasi:
Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.
Sondazh
FOTOLAJM- Shumë debate në Kuvend, deputetët i kap “etja”, konsumojnë pak dhallë
Tatiana Piro TIRANË- Tatiana Piro ka pasur etje sot në Kuvendin e Shqipërisë. Zënkat dhe përplasjet kanë shqetësuar...
EMRAT/ Aksident në Vlorë, dy të rinjtë përfundojnë në gjendje të rëndë tek Trauma
Foto Ilustruese VLORË- Dy të rinj nga Vlora kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik....
Rrethon me gardh ullishten e qytetares dhe i nxjerr pistoletën. Kur vjen policia, ‘trimi’ ia mbath
Herald Saraçi TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Karroq, Godolesh, rreth 2 km larg Elbasanit. Liljana Mato, nj&e...
Media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, po kërcënohet gazsjellësi TAP
Pamje nga deti ITALI- Anija spiune ruse “Akademik Pashin” qëndroi për rreth dy orë, pikërisht në pikën më de...
Drejtori i NJKVKSH Tropojë naftën e institucionit e hedh në makinën e tij! Urdhëron shoferin të firmosë në kundërshtim me ligjin
Murat Gjongecaj TROPOJË- Shoferi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tropojë, Murat Gjongecaj ankohet në emi...
Kush është vrasësi? Biznesmeni Edmond Papa u ndoq nga autorët disa javë përpara se të vritej
Edmond Papa TIRANË- Autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa dyshohet se e ruajtën dhe e kanë vëzhguar për disa jav...
Joy dergjet tek Trauma, shoqja e të resë nga Kenia: Ishte e lidhur me një bizmesmen të rëndësishëm shqiptar, 32 vjeç
Joy Aoko TIRANË- Shoqja e Joy Aoko, 22-vjeçares nga Kenia që derdhet në spitalin e Traumës pasi u gjet e dhunuar poshtë hos...
Mësuesit s’do marrin shpërblim, sindikalistët: Nuk kanë marrë as kompensimin e transportit
Foto ilustruese Ky është një kujtim i largët i mësueseve, pasi për të dhjetin vit stafet pedagogjike nuk do të marr...
Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i "Shqiponjave" rreh punonjësin e "Rrugores", Tonin Vocaj e pezullon, AMP nis hetimet
Foto Ilustruese TIRANË- Dy punonjës policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se një punonjës i forcave ‘...
Tregoi në SPAK vrasjen e Vajdin Lames dhe Salihut, "pentito" Luftar Reçi thirret të dëshmojë në gjyq përballë 6 'të fortëve'
Luftar Reçi TIRANË- Luftar Reçi, një nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korru...
