Aktualitet

Plagosje në Tiranë/ Policia vendos në pranga 6 persona, njëri dhunon babain, tjetri i ngul thikën 46-vjeçarit

Po ashtu në pranga ka përfunduar një 26- vjeçar i cili ka plagosur me thikë personin e identifikuar me iniciale E.N.

2 Dhjetor 2022, 13:34 Nga a.l
Plagosje në Tiranë/ Policia vendos në pranga 6 persona,
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

TIRANË- 6 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, ditën e sotme të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 31- vjeçar që ka dhunuar babanë, dy të rinj që janë kapur me kanabis. Po ashtu në pranga ka përfunduar një 26- vjeçar i cili ka plagosur me thikë personin e identifikuar me iniciale E.N., dhe 3 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në motomjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Q., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- R. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- K. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatint të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesn e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll