Aktualitet

Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, Van Rica lihet në 'detyrim paraqitje'

Rica do të përballet me akuza për 3 vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike. 

2 Dhjetor 2022, 12:25 Nga a.l
Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit, Van Rica lihet
Gjykata

KURBIN- Anëtari i Rithemelimit, Van Rica është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' të vendosur nga Gjykata e Kurbinit ditën e sotme, pasi akuzohet se qëlloi me armë të dielën në darkë në selinë e PD-së dega Kurbin, pas një sherri të momentit me nënkryetarin e degës, Kastriot Markun. Rica do të përballet me akuza për 3 vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike. 

Si ndoodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 17:30 në degën e Partisë Demokratike në Kurbin. Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkozën, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve. Kërkesa e 53-vjeçarit është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të dorës së sallës ku po zhvillohej mbledhja dhe më pas është larguar, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pas disa orësh në arrati policia arriti të prangosë mëngjesin e së martës, 53- vjeçarin Rica, i cili rezulton të jetë punonjës i një policia private në Laç./Dosja.al

van rica te shtena me arme ne kurbin

Sondazh

Poll