Art&Argëtim

'Ma vodhi këngën'/ S'ka paqe mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Nora Istrefi tha se këngën ia ka shkuar Flori Mumajesi dhe pjesën tjetër e ka shkruar vetë. Ndaj dhe kënga "Sa t'kam dasht", sipas saj ka një vlerë të madhe emocionale.

22 Tetor 2022, 22:51 Nga k.m.
'Ma vodhi këngën'/ S'ka paqe mes Leonora Jakupit dhe
Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi

TIRANË- Këngëtarja Nora Istrefi nuk ka pranuar që t'i kërkojë faljes koleges Leonora Jakupi. E ftuar sonte në emisionin "Më lër të flas", Nora Istrefi tha se këngën ia ka shkuar Flori Mumajesi dhe pjesën tjetër e ka shkruar vetë. Ndaj dhe kënga "Sa t'kam dasht", sipas saj ka një vlerë të madhe emocionale.

Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit, po ta dija nuk do ta bëja. Refereni është bërë nga Flori Mumajesi, ndërsa pjesën tjetër e kam bërë vetë. Ka qenë një këngë shumë personale. E kam ndjerë shumë dhe akoma e dua. Kështu që... Jam kundër raporteve negative, sidomos ndaj femrave. Nuk shoh arsye që të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë,”-tha Nora Istrefi.

Kur Leonora ka qenë e ftuar kohë më parë në programin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, ajo tha se nuk flet me Nora Istrefin për arsye goxha të forta. Jo vetëm kaq, por Jakupi citoi edhe se është një person që në fakt nuk mban inate.

 “Unë nuk jam person që mbaj inate, sinqerisht, por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit. Janë arsye goxha të forta. Mendoj se të paktën dikush që është një gjeneratë më e re se unë, duhet të kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, – ka thënë Leonora Jakupi.

leonora jakupi nora istrefi

Sondazh

Poll