Aktualitet

Kreu i sindikatës tregon ç'do të ndodhë me protestat e pedagogëve: Të enjten në orën 11:00 të gjithë para Politeknikut! Studentët të na bashkohen

Kovaçi u ka bërë thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës.

18 Tetor 2022, 23:32 Nga F.M
Kreu i sindikatës tregon ç'do të ndodhë me protestat
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogu dhe kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka bërë me dije se protesta do të vijojë nesër para fakulteteve, ndërsa në orën 11:00 do të mblidheN nga të gjithë Universitetet e vendit përpara “Politeknikut”. I ftuar në emisionin “Frontline”, Kovaçi u ka bërë thirrje edhe studentëve t’i bashkohen protestës.

“Në orën 10 para fakulteteve të veshur me përparëset, jemi atje për të pritur studentët. Pasnesër ftojmë studentët të jenë prezentë pranë Universitetin të Politikenikut para 11 nga të gjitha universitetet e vendit. Për të ulur shantazhin ndaj Profesoratit e hierarkisë. Aktualisht do i mbrojmë se janë të shantazhuar nga politika ne do jemi mbrojtësit e tyre, më vonë mund të shohim mangësitë që kanë pasur”, tha ai.

sandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll