Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti del nga rruga, humb jetën ish-lojtari i Teutës

Një 44 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës

7 Tetor 2022, 08:02 Nga A.B
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti del nga rruga,
Vendi i policise

TIRANË- Aksident me pasojë vdekjen. Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Hektor Psatha, ka dalë nga rruga. Për pasojë, nga përplasja ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 44-vjeçari, banues në lagjen numër 13 në Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 44-vjeçari ishte portier tek ekipet e minifutbollit të “Teutës”, ish-lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar u arrestua ne 2017 për prostitucion dhe kokainë. I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll