Aktualitet

Sherr në Ksamil, një 37-vjeçar përfundon në spitalin e Sarandës

Sherri mësohet se ka ndodhur në Ksamil këtë mbrëmje, e se ka qenë 37-vjeçari ai që ka marrë dëme të mëdha fizike si pasojë e dhunës.

28 Gusht 2022, 21:34 Nga F.M
Sherr në Ksamil, një 37-vjeçar përfundon në spitalin
Spital

SARANDË- Një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. I riu dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me një person të identifikuar me inicialet G. Z..

Sherri mësohet se ka ndodhur në Ksamil këtë mbrëmje, e se ka qenë 37-vjeçari ai që ka marrë dëme të mëdha fizike si pasojë e dhunës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e personit me inicialet G. Z.. Të dy të përfshirit në sherr pritet të merren në pyetje.

sherr ne sarande

Sondazh

Poll