Aktualitet

VIDEO/ Kthimi i pushuesve nga plazhi bllokon rrugët, qindra mjete ngecin në trafik

Ka segmente ku ka edhe bllokim total të qarkullimit që prej orës 17:00.

28 Gusht 2022, 18:55 Nga F.M
VIDEO/ Kthimi i pushuesve nga plazhi bllokon rrugët, qindra mjete ngecin
Trafik në Shëngjin

LEZHË- Trafik i rënduar në aksin Shëngjin-Milot. Largimi i pushuesve nga plazhi ka sjellë trafik në rënduar në rrugën që mundëson kthimin e tyre në Tiranë. Trafiku nis që në Shëngjin dhe deri në Milot janë në radhë qindar mjete.

Ka segmente ku ka edhe bllokim total të qarkullimit që prej orës 17:00. Në një njoftim të mëhershëm, Policia Rrugore apeloi pushuesit që të ndiqnin rrugët dytësore. Kjo situatë përsëritet çdo fundjavë në vend.

shengjin-milot

Sondazh

Poll