Zhdukja e Dyrmyshit, Policia: Arrestuam autorin, përdhunoi 30-vjeçaren në hotel
Sipas njoftimit zyrtar të policisë 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
TIRANË- Marius Musaku, është personi të cilin Ersida Dyrmyshi e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në hotel. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë. Në dëshminë e saj e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Musaku, i cili është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat. Sipas njoftimit zyrtar të policisë 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj. Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
E zhdukur prej ditësh! Gjendet nëna e 2 fëmijëve, dëshmia: Një person më mbajti peng
Ersida Dyrmyshi TIRANË- Është gjetur në një banesë Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022...
Verë 2022! Italianët zgjedhin Shqipërinë, 7 rajone të Italisë preferojnë Tiranën
Plazh ITALI- Muaji gusht është vetëm për pushime e këtë po bëjnë italianët. Ata kanë pronotuar pushimet e...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 2 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vendin tonë. Dosja.al ka në faqe t&eu...
'Ik, ik po qëllojnë'/ Vrasje në mes të lokalit në Itali, vritet arkitekti, në gjendje të rëndë ish-futbollisti
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Vrasje në Pescara. Të shtëna më armë janë raportuar në një lokal, jo shumë l...
Temperaturat deri në 38 gradë, si pritet të jetë moti sot
Moti TIRANË- Vendi ynë do të jetë në ndikimin e orëve të shumta me diell në pothuajse gjithë territorin. ...
Ndodh në Maliq/ Familjarët e mendonin të vdekur, lajmëruan Policinë, “ngjallet” 75-vjeçarja
Foto ilustruese MALIQ- Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë së Maliqit, ku një e moshuar ësh...
“E kemi fajin që nuk e mbrojtëm”/ Babai u vrau nënën, djali i çiftit shqiptar flet për mediat
Djali i çiftit GREQI- Djali 20-vjeçar i çiftit shqiptar ka dhënë një intervistë për mediat greke, disa o...
EMRI/ Mbi 600 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli
Kanabisi ne Angli ANGLI- Një shqiptar u kap duke ujitur një 'shtëpi bari' prej më shumë se 600 bimësh kanabis...
VIDEO/ Motrat Zalli, nga arratia prej Shqipërisë së ’97-ës, tek suksesi britanik
Motrat Zalli Historia e Detinës dhe Argita Zallit është ajo që shkruan çdo emigrant shqiptar, që një udhëtim t&eu...
Aksident në Dibër/ BMW-ja përfundon brenda Gjykatës, lëndohet roja
Pamje nga aksidenti në Dibër DIBËR- Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku një makinë ka përfunduar në obor...
