Politike

'Bullgaria e Perëndimit'/ Ironizoi "bllokadën' ndaj RMV para Scholz, Rama-kritikëve: Sherr mejhaneje

Por humori i tij nuk është pritur dhe aq lehtë, pasi ka shkaktuar shumë reagime në vendin fqinjë, saqë Rama është detyruar që të bëjë edhe një sqarim.

12 Qershor 2022, 13:29 Nga k.m.
'Bullgaria e Perëndimit'/ Ironizoi "bllokadën'
Edi Rama dhe Dimitar Kovačevski

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka adresuar kritikat për batutën që bëri para kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Samitin që u mbajt dje në Selanik. Në pamjet që vetë, Rama i ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, adreson kritikat që ka marrë për 'parashikimin' e bërë ndaj Maqedonisë së Veriut. Teksa homologu grek, Kyriakos Mistotakis po prezantonte Scholz me të gjithë miqtë, shkoi tek Kovaçevski dhe Rama që po qëndronin së bashku. E teksa i prezantoi, Rama ndërhyri e tha për homologun maqedonas: Kryeministri i Bullgarisë së Perëndimit. 

Por humori i tij nuk është pritur dhe aq lehtë, pasi ka shkaktuar shumë reagime në vendin fqinjë, saqë Rama është detyruar që të bëjë edhe një sqarim. Sipas tij, ai kishte ironizuar vetëm bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut, e se gjithçka tjetër ishte vetëm histeri. 

Edi Rama: Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve.

dimitar kovačevski edi rama

Sondazh

Poll