Politike

'Presidenca ka qënë kështjellë'/ Meta: E rrethova nga pjellat më të pabesa të vendit

Meta ripërsëriti edhe një herë se Institucioni ka qënë kështjellë dhe do të jetë deri në datën 24 korrik

21 Maj 2022, 11:39 Nga DOSJA
'Presidenca ka qënë kështjellë'/ Meta: E rrethova
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ka mbrojtur presidencën nga pjella të pabesa të vendit. Gjatë konferencës për mediat, Meta ripërsëriti edhe një herë se Institucioni ka qënë kështjellë dhe do të jetë deri në datën 24 korrik, kur ai të jetë në krye të saj. 

I mbaj premtimet. Ju kam thënë se deri në 24 korrik ku institucion do jetë kështjellë, dhe ka qenë. Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Më pas i është bërë thirrje popullit dhe populli i ka rrethuar, dhe ata janë tërhequr nga vendimet e tyre. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëjë çdo gjë, Skam aftësi çudibërëse. Sigurisht që përderisa ata ishin të vendosur, këta aktorë, që të jepnin këtë pushtet një qeverie gangsterë, ndaj jemi këtu që të listohen problemet, që nuk i raporton media, se pasqyron negociatat farse. Kam qenë i gjatë që në 26 prill se çfarë do të ndodhte me këtë institucion. Ju do thoni pse s’u larguat? Kam bërë betim kushtetues. Edhe afati kushtetues është pjesë e këtij betimi. Përgjegjësinë për gjithçka do e ketë zoti apo zonja presidente, që i urojmë suksese. Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët. Do jem qytetar i devotshëm dhe ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të republikës siç e kam treguar në këtë detyrë.”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll