Art&Argëtim

Rudina Hajdari: Shkarkimin e nënës si gjyqtare e përjetova keq, jam krenare për të

Rudina tha që e ka patur të vështirë.

20 Maj 2022, 23:08 Nga DOSJA
Rudina Hajdari: Shkarkimin e nënës si gjyqtare e përjetova keq,
Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga detyra si gjyqtare të nënës së saj, Fatmira Hajdari.

Në intervistën për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin "Glamour Zone", Rudina tha që e ka patur të vështirë. Ajo shtoi se pavarësisht çdo gjëje është ndjerë krenare për nënën e saj.

"Mbaj mend momentin që mamaja ime po kalonte një situatë të vështirë. Aty ishte një moment pikant për jetën time personale, sepse unë jam shumë krenare për nënën time, për familjen time. Ajo ka rritur 3 fëmijë me sakrificat e veta. Në atë moment ishte e vështirë,”- u shpreh Hajdari.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll