Bota

Kuleba: Gjermania të marrë drejtimin për të ndihmuar Ukrainën të bëhet anëtare e BE-së

Ministri diskutoi gjithashtu edhe embargon ruse të naftës, të debatuar aktualisht nga vendet anëtare të BE-së, si dhe çështja e një embargoje ruse të gazit u ngrit gjithashtu gjatë vizitës së tij.

15 Maj 2022, 20:55 Nga DOSJA
Kuleba: Gjermania të marrë drejtimin për të ndihmuar
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje Gjermanisë që të marrë drejtimin në procesin që çon në bërjen e Ukrainës pjesë e Bashkimit Evropian. Në një video të postuar në Facebook të dielën, Kuleba tha se gjatë vizitës së tij në Berlin në fillim të javës, ai kishte një diskutim shumë racional me gjermanët rreth bërjes së Ukrainës pjesë e BE.

"Unë u thashë atyre se do të ndodhë gjithsesi. Është e pashmangshme që Ukraina do të marrë një status kandidat herët a vonë. Elitat gjermane kanë një zgjedhje për të udhëhequr këtë proces dhe për të gdhendur emrat e tyre në historinë e Evropës ose do të ndodhë akoma, por pa udhëheqjen e tyre”, shtoi ai.

Ministri diskutoi gjithashtu edhe embargon ruse të naftës, të debatuar aktualisht nga vendet anëtare të BE-së, si dhe çështja e një embargoje ruse të gazit u ngrit gjithashtu gjatë vizitës së tij. Pas takimit të tij me zyrtarët gjermanë, Kuleba u angazhua edhe në bisedime me ministrat e jashtëm të G7 dhe tha se ata e mirëpritën idenë se është e nevojshme ngrirja e aseteve ruse dhe transferimi i tyre në Ukrainë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. 

"Këtu bëhet fjalë për qindra miliarda euro. Gjithashtu, G7 tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në rindërtimin e Ukrainës, në rindërtimin e qyteteve dhe infrastrukturës së saj. Ju e dini se Presidenti i Ukrainës ka një ide se vendet duhet të marrin në dorë disa rajone ose qytete që janë prekur nga lufta dhe partnerët tanë e mirëpresin këtë ide," tha ai.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll