Bota

Fyeu Profetin Muhamed, studentët masakrojnë të renë në Nigeri, pasi e vrasin i vënë flakën

CNN shkruan se vajza, Deborah Yakubu, u rrethua nga kolegë studentë dhe u sulmua.

15 Maj 2022, 20:17 Nga DOSJA
Fyeu Profetin Muhamed, studentët masakrojnë të renë në
Shkolla ne Nigeri

NIGERI- Një studente në Nigerinë veriore u vra nga një turmë që e gjuajti me gurë, e rrahu dhe i vu zjarrin për gjoja se kishte postuar një deklaratë blasfemuese kundër profetit Muhamed. CNN shkruan se vajza, Deborah Yakubu, u rrethua nga kolegë studentë dhe u sulmua. Ngjarja ka ndodhur në shkollën Shehu Shagari në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë.

“Studentët e larguan me forcë viktimën nga dhoma e sigurisë ku ajo ishte fshehur nga autoritetet e shkollës, e vranë dhe dogjën ndërtesën”, tha zëdhënësi i policisë Sanusi Abubakar.

Guvernatori i shtetit Sokoto, Aminu Tambuwal lëshoi ​​një urdhër për mbylljen e shkollës dhe udhëzoi Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe agjencitë e sigurisë për të hetuar incidentin. Videoja, e cila qarkulloi në mediat sociale pas vrasjes, duket se tregon sulmuesit e saj duke mbajtur një kuti shkrepse dhe duke festuar pasi i kanë vënë flakën.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll