Art&Argëtim

“Më latë beqare”/ Arjola Demiri “ndalon” fëmijët ta thërasin mami: Më quani teze

23 Nëntor 2020, 12:09 Nga DOSJA
“Më latë beqare”/ Arjola Demiri “ndalon”

TIRANË– Aktorja e humorit Arjola Demiri është mjaft e komentuar në mediat rozë përsa i përket jetës së saj private si dhe zgjedhjes së saj për tu marrë me politikën, me konkretisht me Partine Socialiste. Ajo është një nënë e divorcuar pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh dhe akoma nuk e ka gjetur “Princin” e saj të kaltër.

E ftuar në emisionin “Why Not” në Rtv Ora, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërasin mami pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre.

Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha po mami I tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërisni teze”- tregon Arjola me humor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri

Sondazh

Poll