Art&Argëtim

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit: Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur në shtëp

23 Nëntor 2020, 07:32 Nga DOSJA
Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën

TIRANË– Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz valbona selimllari valbona selimllari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Nëntor 2020, 15:19

TIRANË– Modelja shqiptare Greiss Petroviç është prekur nga koronavirusi. Modelja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe pritet që në filli...

Art&Argëtim 22 Nëntor 2020, 12:35

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 112-vjetorin e Ditës së Alfabetit Shqip. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se përvjetori i Ko...