Ekonomi

Problemet mendore tek pacientët me COVID, psikiatrja Rreli tregon shkaqet: Të gjithë e kanë përjetuar me frikë

19 Nëntor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Problemet mendore tek pacientët me COVID, psikiatrja Rreli tregon shkaqet:

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një në pesë persona që kanë probleme mendore, kanë më shumë shanse që të infektohen me COVID-19. Lidhur me këtë temë, e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë psikiatrja Arjana Rreli.

“Një në pesë persona, nuk janë pak. Por po të shikosh studimin nuk janë marrë faktorët social dhe ekonomik. Këto mund të jenë faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht. Nëse e shikojmë në këndvështrimin pozitiv, këto tre çrregullime nuk janë çrregullime të forta të shëndetit mendor. Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, nuk konsiderohen si çrregullime të forta. Por nga ana tjetër të gjithë e kanë përjetuar këtë situatë me frikë, pasi ka qenë diçka e panjohur. Nëse flasim për ankth ndikon në mbarëvajtjen e shëndetit tonë”, tha Rreli.

Më tej mjekja shtoi se ata që kanë probleme mendore kanë më shumë risk që të infektohen me COVID. “Ky studim ka nxjerr një problem tjetër madhor, që është se 65% e personave që kanë pasur probleme të shëndetit mendor kanë qenë më të predispozuar që të infektohen me COVID”, tha ajo.

Psikiatrja po ashtu tregoi pse infektimi është më i lehtë tek këta persona, duke shtuar se gjithçka varet nga imuniteti.

“Një person që ka probleme të shëndetit mendor ka një imunitet më të ulët. Problemet e shëndetit mendor ulin forcën mbrojtëse në organizëm, pasi kanë lidhje me çfarë imuniteti ynë duhet të luftojë praninë e virusit. Duke qenë se imuniteti është më i rënë, predispozita që të infektohen është më e madhe”, tha psikiatrja Arjana Rreli.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arjana rreli arjana rreli

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:56

Kështu manipulojnë mediat sociale

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, ...

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:33

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...