Ekonomi

Shqipëria, e katërta në Europë për rritjen e çmimeve në tetor/ Produktet që u kushtuan më shumë shqiptarëve

18 Nëntor 2020, 19:44 Nga DOSJA
Shqipëria, e katërta në Europë për rritjen e

Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat. Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2020 është 2,9%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5%, “Komunikimi” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3% dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7%, pasuar nga grupet “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili.

Në muajin tetor 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2%, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,3%, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili.

Në vitin 2017, për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasim sa më të mirë me vendet e tjera të inflacionit, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale inflacioni i eurozonës shqiperia inflacioni i eurozonës shqiperia

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:56

Kështu manipulojnë mediat sociale

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, ...

Ekonomi 17 Nëntor 2020, 07:33

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të për...